Në Divjakë vizitojmë fermën e Mariglenit, një fermer i ri në moshë dhe zanat, i cili la emigrimin prej sëmundjes së babait për t'i qëndruar pranë familjes. Për shkak të kursimeve jo të mjaftueshme nga emigracioni, ju drejtua FED invest-it për kredi për ndërtimin e një sere, ide që e kishte në kokë në momentin e marrjes së vendimit për tu rikthyer në Shqipëri.
Vështirësitë qenë të shumta pasi i mungonte eksperienca e punës në bujqësi por edhe kredia për investimin duhej shlyer. Vendosmëria për t’ia arritur bëri që të jetë i suksesshëm dhe të mbyllë kredinë e parë dhe më pas ti drejtohet sërisht FED invest-it për një kredi tjetër për të blerë një traktor me të cilin kryen punimet në fermën e tij por punon edhe për të tretë.
Lidhur me shitjen e produktit, Marigleni na thotë se edhe pse nuk ka një kontratë, punon me një grumbullues të zonës dhe është shumë i kënaqur.
“Më janë gjendur dhe u jam gjendur kur kemi pasur vështirësi. Janë super korrekt me pagesat.”
Në vizitën në serën me speca shohim që Marigleni kishte përdorur për herë të parë shirita kundra insekteve të dëmshëm. Marrim shkas dhe i shpjegojmë lidhur me Qendrën ABA dhe shërbimet që mund të gjejë aty si për teknologjitë e prodhimit edhe për trajtimet sa më pak të pesticideve për një produkt sa më të pastër si dhe të shfrytëzojë rubrikën “Pyet Ekspertin”.
Ndahemi me fjalët e Mariglenit se “Nëse di ku të trokas për kredinë e radhës për shtimin e sipërfaqes me sera, sot mësova edhe një platformë ku të konsultohem për të rejat më të fundit, pavarësisht eksperiencës së fituar gjatë këtyre viteve.”
Shpërndaj në rrjetet sociale: