CILAT JANË SËMUNDJET KRYESORE QË PREKIN BIMËN E DUSHKUT (QUERCUS)




Hiri i dushkut Erysiphe alphitoides

Shkaktari: Erysiphe alphitoides sin. Microsphaera alphitoides.

Simptomat

  • Në formë myku të bardhë mbi faqen e sipërme të gjethes, që nganjëherë mbulon gjithë gjethin.
  • Në këtë pjesë epiderma e gjethes zverdhet dhe pastaj nekrotizohet.
  • Në gjethet e reja shkakton deformime.
  • Lastarët dhe degët e njoma mbulohen nga myku i bardhë dhe mund të atrofizohen dhe bima mund të reagojnë me shpërthime jo normale të degëve të reja duke marrë pamje “fshese ose shelgu”.

Menaxhimi

  • Në bimët e rritura nuk këshillohen trajtime, ndërsa në fidanishte ose bimët e reja të prekura rëndë nga hiri i dushkut këshillohet ndërhyrja e përsëritur në pranverë dhe vjeshtë me fungicide specifike si ato me bazë squfuri, ose azoxystrobin, kresoxim-methyl, difeconazole, pyraclostrobin, etj.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cilat janë sëmundjet kryesore që prekin bimën e plepit?

Data e publikimit: 03/12/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: