CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E QEPËS NË FUSHË TË HAPUR?




                                                                           REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Bimët e qepës preken nga disa sëmundje e dëmtues si ndryshku, fusarioza, vrugu, mozaiku, miza e qepës, tenja, nematoda etj, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e kualifikuar të specialistit të fushës. Më të përhapurat për kulturën e qepës janë ndryshku dhe nematoda.

Pse përbëjnë problem sëmundjet?

  • Shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit.
  • Ulet vlera tregtare.
  • Ulen të ardhurat për njësi prodhimi.

Ndryshku

Sëmundja shfaqet në pranverë. Fillimisht shfaqet në gjethe, me njolla, me ngjyrë ndryshku të verdhë. Gjethet e prekura rëndë zverdhen dhe thahen. Këtë sëmundje e favorizojnë reshjet, plehërimi i njëanshëm azotik dhe mungesa e kaliumit.


REKOMANDIM! Të zbatohet me korrektësi qarkullimi bujqësor. Luftimi; trajtime me 1 % lëng bordolez.

Nematoda


Prek kryesisht kërcellin, i cili merr ngjyrë të zbehtë dhe trashet. Gjethet përdridhen dhe trashen, baza e kërcellit deformohet, trashet e çahet, zbutet dhe kalbet. Bimët e prekura ndalojnë zhvillimin dhe mbeten të vogla.

Masat: Të zbatohet qarkullimi bujqësor 4-5 vjeçar; Të mos mbillet në toka të infektuara, të rënda e me lagështi;

Lufta kimike: Të përdoret në rast infeksionesh ACTILIC 0,15 - 0.2 % me lëndë active pirimiphos –methyl. Kjo bën të mundur të luftojë dhe mizën.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen dhe Ruajtjen e Prodhimit të Qepës.

Data e publikimit: 11/11/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Jane zverdhur gjethet e qepes

-Blerina


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Variatetet Autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ENDIVIES

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GUAVAS

Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.

Lexo më shumë

Varietetet Autoktone të Preshit dhe Hudhrës

Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?

Lexo më shumë