Histori Suksesi: Agroturizëm dhe kamping në Korçë




Vila Verde, vetëm 6 km larg qendrës së qytetit të Korçës, është shndërruar prej dy vitesh në një nga bujtinat më mikpritëse të zonës. Znj. Olja Demirazi, anëtare e FED invest na tregon rreth aktivitetit të saj. 

“Veçantia e kësaj bujtine është ofrimi i kampingut. Mjafton të vizitoni faqet zyrtare të Vila Verde në media sociale dhe mrekulloheni nga turistë nga e gjithë bota që pushojnë dhe argëtohen aty. Jemi një agro-turizëm që ofron një cikël të mbyllur: kamping, akomodim dhe kuzhinë tradicionale me produktet tona organike”, shprehet Olja. 

Bashkëpunimi me FED invest ka nisur herët dhe falë seriozitetit dhe profesionalizmit nga të dyja palët, Olja ishte ndër të parat që u prezantua me platformën digjitale ABA Online. Tek ABA Online gjej këshilla të vlefshme lidhur me teknologjitë e prodhimit. Vila Verde është pozicionuar mes pemishteve me hurma, pjeshkë, arra, qershi dhe dhe vreshtave, nga të cilat përpunohet raki që ofrohet në bujtinë si një nga prodhimet “home-made”. Informacioni në ABA Online është me mjaft interes. Madje ishte pikërisht njoftimi publik në ABA online lidhur me skemën e inputeve, që më nxiti të aplikoj për skemën” - shprehet Olja. 

“Falë mbështetjes me inpute bujqësore nga FED invest me JICA-n, po ngre një pemëtore me qershi japoneze. Kam blerë disa fidanë të këtij varieteti japonez, pasi kurorat lart do i japin shumë hijeshi kampingut. Për fat, ky varietet është gjithashtu shumë mirë i përshtatshëm për klimën e ftohtë të Korçës”.

I urojmë Oljas dhe familjes së saj shumë suksese në aktivitetin e agro-turizmit, si një vlerë e shtuar për turizmin në zonë. 

Data e publikimit: 12/10/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: