Vendi ynë, është një vend i pasur me resurse gjenetike bimore si dhe është vend origjinë për disa specie e varietete të kultivuara. Në kuadër të zhvillimit të agroturizmit, veçanërisht në zonat kodrinore e malore, ato mund të kultivohen, të prodhohen dhe të përdoren produkte tipike të zonës.
Shtimi i kujdesit dhe ndërgjegjësimi për përdorimin e varieteteve tradicionale nga komuniteti i zonës dhe i mbështetjes nga organet lokale e qendrore, nga donatorët, akademikët dhe media, do të mundësojë rritjen e të ardhurave në ato zona si dhe do të shtohen resurset gjenetike të vendit.
Më poshtë po përshkruajmë disa nga varietetet kryesore autoktone të patëllxhanit sipas një studimi të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Specia: Solanum melongena L.
Përhapja: Në Shqipërinë e mesme njihet e kultivohet për më se 70-80 vjet. Fara e tij është mbajtur dhe ruajtur nga vetë bahçevanët. Aktualisht zë më pak se 5-10 % të sipërfaqes që mbillet në zonë me këtë bimë.
Përshkrimi: Bimë vitale, me kërcej të drejtë e të lartë (mbi 100 cm), pak e degëzuar, me ndërnyje të shkurtra dhe gjethe të mëdha. Kërcejtë dhe gjethet janë me ngjyrë jeshile në vjollcë, kurse lulet ngjyrë vjollcë. Prodhon 7-8 fruta për bimë. Ata janë të gjatë, cilindrikë dhe me majë më të theksuar, me peshë mesatare 150-180 g. Në pjekjen teknike kanë ngjyrë violet, madje kur rriten në fruta formohen shirita të zbardhur, kurse në pjekjen biologjike marrin ngjyrë banane; tuli ngjyrë e bardhë.
Kultivimi: Farat mbillen në farishte në gjysmën e parë të muajit mars dhe fidanët në fushë në fund prillit e fillim të majit. Vjelja e prodhimit fillon në fund të qershorit-fillim të korrikut dhe vazhdon deri në ngricat e para të vjeshtës.
Rendimenti: rreth 25-35 kv/dynym
Veçantitë:
Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta.
Negative: Jep prodhim të ulët dhe në fruta formohen shirita me ngjyrë të zbardhët.
Përdorimi: Për të freskët, gatime dhe përpunim në formë turshie, për konsum në familje dhe për tregun lokal.
Risku: Me futjen e farërave të importit po mbillet pak dhe vetëm në kopshtet familjare; pra është në rrezik zhdukjeje.
Specia: Solanum melongena L.
Përhapja: Në zonën veriore kultivohet për më se 70-80 vjet, në Oblikë të Shkodrës edhe më shumë. Fara është mbajtur dhe ruajtur ndër breza nga bahçevanët. Aktualisht zë rreth 10-15% të sipërfaqes që mbillet në zonë me këtë bimë.
Përshkrimi: Bimë vitale, tip kaçube, me kërcell të drejtë e të lartë(100-120 cm), mesatarisht të degëzuar, me ndërnyje të shkurtra, gjethe të gjelbra e nuanca lejla, lulet ngjyrë vjollcë. Prodhon 5-7 fruta për bimë; me formë të harkuar, të rrumbullakët dhe me majë të fryrë e të rrumbullakosur, me peshë mesatare150-180 g. Në pjekjen teknike ata kanë ngjyrë violet të errët deri në të zezë, kurse në pjekjen biologjike marrin ngjyrë banane; tuli ngjyrë e bardhë.
Kultivimi: Farat e patëllxhanit të Oblikës mbillen në farishte në gjysmën e dytë të shkurtit dhe fidanët në fushë në fund të prillit e fillim të majit. Vjelja e prodhimit fillon në fund të qershorit-fillim të korrikut dhe vazhdon deri në ngricat e para të vjeshtës.
Rendimenti: rreth 25-35 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta.
Negative:
Jep prodhim të ulët e fruta të harkuar.
Përdorimi: Preferohet për konsum të freskët, gatime dhe përpunim në formë turshie për konsum në familje dhe për tregun lokal.
Risku: Me futjen e farërave të importit po mbillet pak dhe vetëm në kopshtet familjare; pra është në rrezik zhdukjeje.
Specia: Solanum melongena L.
Përhapja: Në Shqipërinë e jugut, kryesisht në fshatrat e Gjirokastrës dhe Përmetit, njihet e kultivohet për më se 70-80 vjet. Fara e tij është mbajtur dhe ruajtur brez pas brezi nga bahçevanët. Aktualisht zë më pak se 10-15% të sipërfaqes së mbjellë në zonë me këtë bimë.
Përshkrimi: Bimë me kërcej të drejtë, mesatarisht të degëzuar, me ndërnyje të shkurtra, lastar dhe gjethe të gjelbra, lulet ngjyrë vjollcë. Prodhon 7-8 fruta për bimë. Ata janë të gjatë (18-20 cm), të hollë (diametri 3-3.5 cm), cilindrik dhe me majë pak të harkuar, me peshëmesatare 90-100 g. Në pjekjen teknike frutat kanë ngjyrë violet të errët deri në të zezë, kurse në atë biologjike marrin ngjyrë banane; tuli ngjyrë e bardhë. Ata janë të shijshëm.
Kultivimi: Farat e patëllxhanit të Lunxhërisë mbillen në farishte në gjysmën e parë të muajit mars dhe fidanët në fushë në fund prillit e fillim të majit. Vjelja e prodhimit fillon në fund të qershorit-fillim të korrikut dhe vazhdon deri në ngricat e para të vjeshtës.
Rendimenti: rreth 25-35 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta.
Negative: Jep prodhim relativisht të ulët.
Përdorimi: Preferohet për konsum të freskët, gatime dhe përpunim në formë turshie për konsum në familje dhe për tregun lokal.
Risku: Me futjen e farërave të importit po mbillet pak dhe vetëm në kopshtet familjare; pra është në rrezik zhdukjeje.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Njihuni me varietetet kryesore autoktone të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri.
Lexo më shumëDisa nga shërbimet kryesore janë punimi i tokë, ujitja, plehërimi, krasitja, kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve, etj.
Lexo më shumëCilat janë disa nga sëmundjet kryesore të ftoit dhe Masat e parandalimit dhe kontrollit?
Lexo më shumëNdër shërbimet kryesore, tek kjo pemë, mund të përmendim:
Lexo më shumë