Teknologjia e kultivimit tek kumbulla




Kultivarët (varietet) dhe format e kultivimit tek kumbulla

Në grupin e pemëve frutore, për nga sipërfaqja e mbjellë, ajo radhitet në vendin e pestë. Edhe në Shqipëri, falë kushteve klimaterike tokësore, kumbulla ka gjetur një përhapje të gjerë. Kjo përhapje kaq e gjerë shpjegohet me faktin se frutat e kësaj bime janë shumë të shijshme, numri i madh kultivarëve bën që kjo bimë të gjejë përhapje në shumë zona dhe prodhimi i tyre është i pranishëm nga muaji maj dhe vazhdon deri në fund të tetorit. Gjithashtu, frutat e kësaj peme kanë gjetur një përdorim të gjerë edhe në industrinë përpunuese, si reçelra, marinada, lëngje, prevede, etj.

KËRKESAT PËR KLIMËN DHE TOKËN

Kërkesat për temperaturën
Kumbulla i përshtatet të gjitha llojeve të klimës. Ajo mund të kultivohet deri në lartësinë mbi 1000 m. 

  • fazën e qetësisë mund të durojë deri në -30°C;
  • Sythet e fryra  mund të dëmtohen nën -5°C;
  • fazën e zbërthimit të gonxheve mund të dëmtohet në – 4°C;
  • Lulet në fillimin e hapjes së petaleve (fillimi i lulëzimit) dëmtohen në -2°C; 
  • Frutat e porsa lidhura dëmtohen në -1°C.

Kërkesat për tokën
Në përgjithësi kumbulla nuk pëlqen toka të ngjeshura, argjilore të rënda, më shumë gëlqere dhe të papërshkueshme nga uji. Kjo bimë e shfaq potencialin e saj prodhues  në toka të thella, të ajrosura dhe të kulluara mirë. Kumbulla është shumë e ndjeshme ndaj lagështirës së lartë të tokës dhe ajrit. Në toka argjilore dhe me lagështirë të tepruar mund të favorizohet zhvillimi i nematodeve. Shkon mirë në toka me përbërje mekanike të mesme (argjilë - ranore), të përshkueshme nga uji me pH 6,5-7 dhe përmbajtjen e kalciumit në tokë 8-12%, por kjo vlerë luhatet në varësi të nënshartesave.

Fazat kryesore të zhvillimit të kumbullës
Tek  kumbulla dallohen qartë 9 faza të zhvillimit (fazat fenologjike):

  • Periudha e qetësisë dimërore;
  • Faza e fyerjes së sythave;
  • Faza e skuqjes së sythave;
  • Lulëzimi;
  • Rënia e petaleve;
  • Lidhja e frutave;
  • Faza e rritjes së frutave;
  • Fillimi i pjekjes së frutave;
  • Pjekja e plotë.

Secila nga këto faza  ka dallimet e veta dhe për secilën nga këto kërkohen nivele të ndryshme kushtesh klimaterike-tokësore, si dhe specifika në nivelin e kryerjes së shërbimeve agroteknike.

Varietetet kryesore të kumbullës që kultivohen në vendin tonë
Te kumbulla ekzistojnë rreth 3000 lloje kultivarësh/varietetesh. Veç origjinës së kultivarëve, ka edhe klasifikime të tjera të kumbullës. Për nga periudha e pjekjes së frutave kumbulla ndahet në tre grupe:

  • Varietete me pjekje të hershme. Piqen gjatë gjithë muajit Qershor deri në 15 Korrik dhe  përfshihen varietetet Methley, Shiro, Santa rosa, etj;
  • Varietete me pjekje të mesme. Piqen në gjysmën e dytë të Korrikut  e  deri në gjysmën e parë të Gushtit dhe  përfshihen varietetet Burbank, Klaudia e Gjelbër, etj;
  • Varietete me pjekje të vonë. Piqen pas gjysmës së dytë të Gushtit dhe  përfshihen varietetet Klaudia D'alkan, Axhen, Gjigand Rosa, Kumbulla Italianë, Kumbulla Tropojane, etj.

Përshkrimi i  kultivarëve kryesorë të kumbullës

Përshkrimi i kultivarit Methley

  • Ky kultivar bën pjesë në grupin e kumbullave  japoneze.
  • Fruit ka madhësi mesatare deri në të madhe.
  • Ngjyra e lëkurës është e purpurt (vjollcë) dhe tuli me ngjyrë qelibari.
  • Tuli është i butë i lëngshëm dhe me aromë të lehtë.
  • Në kohën e pjekjes lëkura e frutit vishet me purinë (pluhur që vesh kokrrën).
  • Ky kultivar ka cilësi të shkëlqyera për konsum të freskët dhe bërje reçeli.
  • Gjithashtu është një pjalmues i mirë dhe shumë i preferuar për këtë qëllim. Është me lulëzim të hershëm dhe prodhim të madh.
  • Piqet në fillim të qershorit.

Përshkrimi i kultivarit Shiro

  • Kokrra (fruiti) ka formë ovale me ngjyrë të verdhë të artë, ndonjëherë me një skuqje rozë të lehtë, kur piqen.
  • Tuli është i verdhë në të artë dhe gjysmë transparente. Gjithashtu tuli është i butë, i lëngshëm dhe mesatarisht i ëmbël me shumë pak aciditet.
  • Fara nuk ndahet lehtë nga tuli.

Përshkrimi i kultivarit Santa Rosa

  • Santa Rosa është një prej varieteteve  më të njohura japoneze.
  • Fruta  shumë të mëdha, të rrumbullakëta, me ngjyrë të purpurt në të kuqe.
  • Është shumë e ëmbël dhe aromatizuese. Është e shkëlqyeshme për konsum  të freskët dhe konservim.
  • Kultivari Santa Rosa është vetë-pjalmues dhe është gjithashtu një polenizues i mirë për varietetet e tjera japoneze.

Përshkrimi i kultivarit Burbank

  • Ngjyra e lëkurës së frutit e kuqe në të verdhë  të artë.
  • Tuli është me ngjyrë të verdhë-portokalli (ngjyrë kajsie), i fortë, i ëmbël, aromatik, me lëng dhe me aromë të veçantë.
  • Pema është relativisht e vogël dhe rezistente ndaj ftohtit.

Përshkrimi i kultivarit Axhent

  • Ky kultivar njihet si kumbulla e sheqerit, kumbulla “Agen” ose “kumbulla e thatë franceze”.
  • Fruti ka  formë të zgjatur me një lëkurë me ngjyrë vjollcë (violet).
  • Tul me ngjyrë  qelibar të gjelbër.

Përshkrimi i kultivarit Gjigant Rosa

  • Frutat janë të mëdha, me formë ovale, me ngjyrë të kuqe të errët.
  • Tuli ka ngjyrë të verdhë, jo shumë i ëmbël.
  • Bërthama (fara) ndahet lehtë nga tuli. Rezistente dhe e sigurt në zona të pa mbrojtura të kultivimit.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për  Shërbimet agroteknike tek kumbulla

Data e publikimit: 16/10/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Përshëndetje, Ju falemenderit për përshkrimin e detajuar.Besoj që e dini edhe Ju sepse në asnjë faqe tjetër nuk gjeta informacione kaq të nevojshëm. Respekt dhe sukses për ju.

-Sami Lazimi


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË QIQRËS

Cilat janë vlerat e qiqrës?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË ROZMARINËS

Cilat janë sëmundjet, simptomat dhe masat e kontrollit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË THJERRËZËS

Thjerrëza kultivohet kryesisht për kokrrat e saj, të cilat janë të shijshme dhe të përvetësueshme nga organizmi i njeriut.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË FASULES

Fasulja përmban më shumë proteina sesa të gjitha bimët e tjera – vetëm një filxhan fasule ofron 1/4 e proteinave për të cilat kemi nevojë çdo ditë.

Lexo më shumë