Edukimi Financiar në FED online




Zhvillimet e vrullshme teknologjike që kanë ndodhur në dy dekadat e fundit, kanë ndryshuar sjelljen konsumatore të klientëve në shërbimet bankare dhe financiare në Shqipëri. Edhe FED invest sot synon që të jetë një institucion financiar që shihet dhe preket nga anëtarët jo vetëm fizikisht, por edhe në distancë. Në këtë kuadër FED invest ka kaluar me sukses fazën e parë të testimit të shërbimin “FED Online”, tek anëtarësia e saj.

Në mbështetje të të gjithë kësaj punë të madhe, Manaxhimi u fokusua tek përcaktimi i materialeve dhe përmbajtes së tyre për edukimin financiar të anëtarësisë së tij. Për promovimin dhe marketingun e dedikuar u punua nëpërmjet kanaleve digjitale si:

  • website,
  • rrjeteve sociale,
  • marketingut direkt nga rrjeti i degëve,
  • me fletë palosje, broshurë, video edukuese, si dhe video edukuese teknike të përdorimit të këtij shërbimi nga anëtari.

Gjithashtu, për të kuptuar sa më mirë nevojat e anëtarësisë, Komiteti “Për nxitjen dhe forcimin e qasjes institucionale “Anëtari në Qendër” trajtoji në mënyrë të veçantë këtë shërbim, duke ofuar për Manaxhimin konkluzione konkrete për marketimin dhe mbështetjen që ka nevojë anëtarësia për t’u njohur dhe përthithur sa më mirë këtë shërbim.

Në çdo gur themeli që FED invest vendos përgjatë historisë së tij, me modesti dhe përulësi ndaj 78 mijë anëtëve tanë, të rinjë dhe besnik, bindemi se jemi Shoqëri Kursim Krediti lider në Shqipëri, duke ofruar në vijimësi edukim financiar dhe digjital, konsulencë dhe eksperizë për anëtarët, pasi ne mbështetemi fort në një model unik të qeverisjes me “Anëtarin në Qendër”.

Materiale edukuese u mbështetën nga Projekti FiAS dhe Konsulentët e tij. I falenderojmë sërish për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre.

Të ndërgjegjshëm për të ofruar një shërbimin sa më dinjitoz dhe cilësor ndaj anëtarësisë sonë dhe të angazhuar maksimalisht për të fuqizuar anëtarin tonë me njohuri financiare, nëpërmjet aktiviteteve dhe materialeve të ndryshme të edukimit financiar, si manaxhimi i parasë, procesi i kredimarrjes, internet banking, etj…

Data e publikimit: 22/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: