Një histori suksesi nga Konispoli




Udhëtojmë drejt Konispolit, furnizuesit dhe eksportuesit më të madh të agrumeve në vend. Agrumet e Konispolit shiten kryesisht në tregun vendas, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Takohemi me një nga fermerët më të mëdhenj të zonës, z. Ilir Zoto, me mbi 1300 rrënjë agrume, kryesisht mandarina. Iliri tregon se në fillim u morr me bujqësi, si e gjithë zona, një aktivitet të cilin e ushtron edhe sot, më shumë për konsum vetjak. 

Ishte një ndër fermerët e parë që filloi me mbjelljen dhe tregtimin e mandarinës. Në ato vite konkurenca ishte e ulët dhe çmimi ishte më preferencial. Sot Iliri gjithashtu bashkëpunon edhe me vëllezërit e tij, të cilët gjithashtu kanë ngritur parcela me agrume dhe shitjet i realizojnë në grup. Kanë ngritur një pikë grumbullimi për gjithë zonën dhe marrëveshjet me tregtarët e shumicës i kanë të rregullta.

Në rrugëtimin e zhvillimit të aktivitetit, Iliri i besoi mbështetjes financiare në vite të FED invest, si partneri më besnik, jo vetëm për produktin cilëso të kredisë, por edhe asistencën teknikë dhe mbështejen e stafit. 

Ishte vetë oficeri i kredisë që gjithashtu prezantoi Ilirin me ABA Online, si një dritare informacioni për përmirësimin e aktivitetit.

Iliri ka ngitur një pemëtore model në gjithë vendin. Sistemi i irrigimit është shtirë në cdo parcelë dhe punët agronomike Iliri i realizon vetë. Gjithashtu ka ngritur gjithë tenikën bujqësore dhe është investuar fuqishëm për një prodhim cilësor.

“Varieteti i mandarinës që kultivoj është Klementina, një varietet më shumë rezistencë, më lëng dhe pa fara”, tregon Iliri. “Megjithatë, pavarësisht cilësisë, çmimi i tregtimit nuk është si duhet. Kjo pasi gjithë zona nxjerr prodhimin në një kohë. Së fundmi, dua të investoj në një varietet të ri, që të dal më herët në treg.”

“Breshri i shtatorit të vitit 2020 ndikoi shumë në uljen e çmimit të mandarinës, por sërish ishte vit i mbarë. Blerja e rrjetave është me kosto të lartë për të realizuar mbrojtjen nga breshrëri. Ky është problem thuajse i vetëm që e kemi me risk”, tregon Iliri.

Gjatë sezonit të vjeljes, Iliri punëson edhe punonjës sezonalë. Kerkesa e agrumeve të Konispolit sa vjen e rritet, për shkak të cilësisë dhe çmimit të përballueshëm për konsumatorin. 

I urojmë Ilirit dhe familjes së tij shumë suksese në punen e tyre!

Data e publikimit: 19/07/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: