Teknologjia e kultivimit të kungujve të dimrit në fushë të hapur




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Kungujt e dimrit, janë të kultivuar në Shqipëri dhe në shumë vende të Mesdheut. Në vendin tonë mbillet thuajse në të gjitha zonat klimatike dhe rrethet. Kultivohet kryesisht në anë ngastrash, gardhesh, mezhda kanalesh, në disa zona në bashkëshoqërim me misrin, në kopshte familjare dhe më rrallë në ngastra të veçanta. 

Përse kungujt e dimrit kanë përhapje në vendin tonë?

  • Sepse kanë rëndësi të vçantë ekonomike në zonat me klimë të ngrohtë, ku kultivohet në fushë të hapur, në pranverë-verë-vjeshtë, për konsum në vjeshtë-dimër-pranverë.
  • Sepse tuli i kungujve të dimrit përdoret për përgatitje gjellësh të ndryshme në guzhina familjare dhe lokale, kurse farërat për pjekje ose për prodhim vaji.
  • Sepse kungulli është i mirë për sytë dhe për sistemin imunitar pasi është i pasur me vitaminë A.
  • Sepse kungulli përmban kalium dhe antioksidantë të cilët mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës por edhe disa lloje kanceri.
  • Sepse sterolët bimorë tek farat e kungullit ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq. Të njëjtin rol luajnë edhe acidet yndyrore omega-3 që ulin trigliceridet dhe tensionin e gjakut.
  • Sepse kungulli është një ushqim i lehtë dhe me pak kalori. Një racion i vetëm përmban vetëm 50 kalori. I njëjti racion përmban 3 gramë fibër që do të thotë se do të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Cilat janë kërkesat e kungujve të dimrit për klimën, tokën dhe parabimën?

Kungulli i dimrit, është bimë e klimës së ngrohtë. 

  • Temperatura minimale e mbirjes është 150C
  • Temperatura optimale e mbirjes është 25-350C
  • Temperatura e përshtatshme për rritjen është 18-300C

REKOMANDIM!

FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË KUNGULLIN E DIMRIT, DUHET TË KETË PARASYSH KËTO VEÇORI TË TIJ:

Raporti midis luleve mashkullore dhe femërore, në një bimë është cilësi kultivari, por ndikohet shumë edhe nga kushtet e mjedisit.

Temperatura e lartë dhe dita e gjatë shton numrin e luleve mashkullore.

Temperatura e ulët dhe dita e shkurtër favorizon lulëzimin lulet femërore dhe pakëson prodhimin e luleve mashkullore.

Kungulli ka kërkesa më të mëdha për lagështi se bostanoret e tjera për shkak të sipërfaqes së madhe gjethore dhe transpirimit të madh të tyre.

Lagështia e tepërt në tokë përbën faktor kufizues për prodhimin.

Teprica e plehërimit me azot ka ndikim negativ në cilësinë e prodhimin e kungujve të dimrit.

Në cilat toka shkojnë më mirë kungujt e dimrit ?

Kungujt e dimrit nuk kanë kërkesa të veçanta ndaj tokës, ndonëse bimët rriten e zhvillohen mirë në toka të mesme, të thella, të freskëta e të kulluara mirë, të pasura me lëndë organike, me pH 6.0-7.5.

Mund të kultivohet pa probleme, në toka me kripëzim, deri në nivelin mesatar (3-5mS/cm).

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë kungullit të dimrit ? 

Kungulli nuk ka kërkesa të veçanta ndaj parabimës.

Duhet të mënjanohet mbjellja pas bimëve të të njëjtës familje (shalqinit, kastravecit, pjeprit), pas solanaceve (domates, specit, patëllxhanit) dhe qeporeve. 

Kungulli është mirë që të rikthehet në të njëjtën ngastër jo më parë se pas 3-4 vjet.

 

PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJEN E KUNGULLIT

Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e kungullit?

Punimi i tokës 

Toka duhet punuar në thellësinë 30-40cm, bëhet vonë në vjeshtë, në dimër ose herët në pranverë, në varësi të mjedisit të kultivimit. Para mbjelljes kryhen punime të tjera përgatitore.

Kanalet kulluese dhe vaditëse

Numri i punimeve përgatitore duhet të bëjnë që toka para mbjelljes të jetë e shkrifët e me strukturë e sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse si dhe 1/3 e plehrave azotike, ndërsa pjesa tjetër e tyre përdoren gjatë periudhës bimore, në 2-3 duar.

Është e domosdoshme që plehërimi të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës.

Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe do të zhvillohen të shëndetshme.

Sasia dhe raporti i plehërimit

Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek kungulli i dimrit? 

Për çdo 100 kg prodhim nevojiten: Azot (N) 0.18 kg, fosfor (P2O5) 0.16 kg, potas (K2O) 0.09 kg dhe magnez (MgO) 0.021 kg.

Plehërimi i balancuar i kungullit të dimrit, ndikon në përmirësimin e strukturës së tokës dhe cilësive ujore të saj. Nga studimet, rezulton se në fillim, 15 ditët e para pas mbjelljes së fidanëve në vendin e përhershëm, bimët konsumojnë vetëm 1-2% të sasisë së përgjithshme të lëndëve ushqyese, ndërsa 60 ditët pasuese, bimët e kungullit konsumojnë 70-80 % të tyre dhe pjesën tjetër në periudhën e mëvonshme.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i kungullit të dimrit. 

Data e publikimit: 25/10/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GRURIT

Përse gruri meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?

Lexo më shumë

ÇFARË ËSHTË BUJQËSIA URBANE?

Një tipar i mrekullueshëm i bujqësisë urbane, që e dallon atë nga bujqësia rurale, është integrimi në sistemin ekonomik dhe ekologjik urban.

Lexo më shumë

RËNDËSIA E BUJQËSISË URBANE DHE SIGURIMI I USHQIMIT PËR ZHVILLIMIN E QYTETEVE TË SHËNDETSHME DHE TË QËNDRUESHME

Fermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin

Lexo më shumë