CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E PHYSALIS NË FUSHË TË HAPUR?




Bimët e Physalis janë shumë më pak të prekura nga sëmundjet dhe dëmtuesit sesa domatet apo bimët e tjera të familjes solanaceae, megjithatë edhe kjo kulturë preket nga sëmundje e dëmtues si Alternaria, mozaiku ndonjëherë prek edhe Physalis rezistente. 

Nga dëmtuesit më të përhapurit janë tuta absoluta dhe pleshti. 

Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit ?

  • Shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit.
  • Ulet vlera tregtare.
  • Ulen të ardhurat për njësi prodhimi.

Alternaria

Sëmundja zhvillohet në formë të njollave të vogla të zeza të cilat duke u zhvilluar bashkohen duke shkaktuar nekrozë të gjetheve.

REKOMANDIM! Të zbatohet me korrektësi qarkullimi bujqësor. Kontrolli; trajtime me preparate me bazë bakri.

Mozaiku

Mozaiku ndonjëherë prek Physlis rezistente, por dhe bimët e dobëta pa shërbim. Simptomat e sëmundjes; gjethet marrin një ngjyrë me njolla nga zonat jeshile të errët dhe jeshile të lehta. Si rezultat i sëmundjes, rendimenti i frutave mund të zvogëlohet përgjysmë. Nuk ka shërim për virusin e mozaikut, kështu që bimët e sëmura duhet të shkatërrohen nga zjarri menjëherë përpara se sëmundja të përhapet në të gjithë zonën. Vendi ku është shkulur bima e sëmurë e physalis duhet të dezinfektohet me tretësirë të permanganatit të kaliumit.

Tuta absoluta

Tuta absoluta kryesisht vepron në gjethet e domates por dhe të Physalis duke krijuar në të tunele , por ajo gjithashtu gjendet edhe në kërcell në fruta. Kur popullata e tuta Absoluta është e lartë ajo mund të çojë në vyshkje të plotë të gjetheve dhe dëmet tërësisht frutat.

Kontrolli: është i vështirë duke patur parasysh një ri-prodhimtari shumë të lartë dhe cikël shumë të shkurtër të krijimit të një gjenerate nga ana e këtij insekti. Ajo ka aftësinë të krijojë rezistencë. Zbatoni qarkullimin bujqësor, hiqni barërat e këqija, para mbjelljes instaloni kurthe me ferromone, bëni trajtime me insekticide mbasdite vonë me Bacillus thuringiensis. 

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË PHYSALIS

Frutat e Physalis vilen së bashku me “qesen mbështjellëse” të ndritshme, të thara në mot të thatë, 45-60 ditë pas mbjelljes së fidanëve në tokë. Frutat nuk piqen në të njëjtën kohë, frutat e poshtme piqen më herët e kështu në vijimësi e dërgohen në destinacion.

Physalis mund të ruhet në një gamë të gjerë kushtesh. Në temperaturat e ambientit, lëvozhgat do të thahen, por frutat do të qëndrojnë në gjendje të mirë për rreth 1 javë. Freskia e frutave dhe lëvozhgave mund të zgjatet duke ruajtur në 5°C deri në 10°C me 70 % lagështi relative të ajrit.

Data e publikimit: 28/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Variatetet Autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës

Lexo më shumë

Variatetet Autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ENDIVIES

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?

Lexo më shumë

Varietetet Autoktone të Preshit dhe Hudhrës

Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?

Lexo më shumë