SËMUNDJA E PESTËS AMERIKANE TEK BLETA




SËMUNDJA E PESTËS AMERIKANE
Pesta amerikane për çdo bletërritës sjell preokupime dhe rreziqe të mëdha, është sëmundje bakteriale e pjellës së bletëve që shkaktohet nga Bacillus larvae (White).

Cili është shkaktari i kësaj sëmundjeje?

  • Sëmundja infektive më e rëndë dhe më e përhapur që prek pjellën e bletëve
  • Sipas të dhënave jo-zyrtare, incidenca e sëmundjes është midis 1-10%
  • Përhapja e sëmundjes në formën e gjeneralizuar ndodh në fazën paraklinike
  • Nuk ekzistojnë terapi efikase të autorizuara në Shqipëri
  • Është sëmundje detyrimisht e deklarueshme
  • Ka shumë rëndësi njohja e sëmundjes që në fazat fillestare me qëllim marrjen e masave të menjëhershme 
  • Shkaktohet nga Paenibacillus larvae, bakter sporogjen.
Pamje mikroskopike e formës vegjetative
Pamje mikroskopike e formës sporale

Sa rezistente janë sporet e shkaktarit të Pestës amerikane?
Në hojet e vjetra ato mund të qëndrojnë të gjalla edhe për 30-40 vjet.

 

Vendndodhja ku zhvillohet

 

Stadi

 

Temperatura (°C)

 

Koha (minuta)

Lëngu i mishitFormë vegjetative6015
UjëSpore 10030
Dyllë Spore12130
MjaltëSpore100160
Spore11041
spore1218,6

Patogjeneza

  • Larvat infektohen gjatë ushqyerjes nga bletët ushqyese.
  • Ndjeshmëria është maksimale ndërmjet 24-48 orë nga lindja (DL 50 = 10 spore).
  • Larvat e moshës mbi 48 orëshe kanë shumë pak gjasa të infektohen.
  • Në sistemin tretës të larvave ato shumëfishohen, sulmojnë epitelin e zorrëve dhe pushtojnë hemolimfën (septisemia)
  • Në ditët në vijim ato e vdesin larvën dhe e shndrrojnë në formë të lëngëzuar , ndërsa bakteret e shkaktarit të sëmundjes shndërrohen në spore (rreth 2 miliard spore për larvë)
  • Ndjek procesin e tharjes dhe merr formën e krusteve

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjen e Pestës Amerikane.

Data e publikimit: 06/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TË USHQYERIT E BLETËVE NË PRANVERË

Të ushqyerit e bletëve është padyshim një nga operacionet më të rëndësishme të kryera në praktikat e bletarisë. Krahasuar me kafshët e tjera të kultivuara, bletarët kanë një avantazh të padiskutueshëm në atë që kolonitë nuk duhet të ushqehen rregullisht.

Lexo më shumë

CIKLI I ZHVILLIMIT TË TROPILAELAPS

Rriqnat  e rritura të Tropilaelaps spp. janë në gjendje të lëvizin shpejt nga bleta në bletë dhe brenda kosheres. Ato gjithashtu mund të lëvizin nga një familje bletësh në tjetrën, duke përfituar nga fenomenet e zhvendosjes ose plaçkitjes.

Lexo më shumë

TROPILAELAPS DHE DËMET QË AI SHKAKTON NË BLETARI

Tropilaelaps spp., dëmet që ai shkakton në bletari dhe përhapja gjeografike

Lexo më shumë

KALENDARI I PUNËVE NË BLETARI

Çfarë duhet të kenë parasysh bletarët në punën e tyre përgjatë vitit me bletët?

Lexo më shumë