Teknologjia e kultivimit të Selinos në fushë të hapur




Selino është një perime, që në vendin tonë njihet pak, por që është kultivuar që nga antikiteti. Selinoja e vërtetë (Apium graveolens), në Evropë është e njohur që nga mesjeta. Sot, Selinoja mbillet në mbarë botën në variante të ndryshme dhe përdoret si bimë ushqyese.

Përse selino meriton të përhapet më shumë në vendin tonë? Kjo sepse: 

  • Kjo bimë ka gjetur dhe po gjen gjithmonë e më shumë përdorim të gjerë në kuzhinë; në supë dhe gjellë të ndryshme.
  • Gjethet e saj mund të përdoren gjatë gjithë vitit në supa të ndryshme, sallata ose të konservuara.
  • Kjo bimë është e pasur me magnez dhe vajra eterike që ndihmojnë për qetësim të sistemit nervor. Një filxhan caj selino para fjetjes ndihmon për gjumë më të mirë.
  • Selinoja rregullon vlerën e acideve në organizëm, ka mjaft minerale që ndihmojnë në reduktimin e acidit në lukth.
  • Përbërësi i bimës, butilftalidi, i cili ia jep shijen specifike selinos, gjithashtu ndihmon edhe në reduktimin e sasisë së kolesterolit të keq.

Cilat janë kërkesat e selinos për klimën, tokën dhe parabimën?
Selinoja është bimë e klimës së butë. I duron mirë temperaturave relativisht të ulta. 

  • Temperatura minimale e rritjes është 4-5°C. 
  • Temperatura e përshtatshme e rritjes është 15°-20°C.

Kujtesë për kultivuesit e selinos!
Temperaturat e ulëta e të vazhdueshme (5-7°C) mund të shkaktojnë lulëzimin e parakohshëm, që në vitin e parë duke dëmtuar prodhimin. 

Në cilat toka shkon më mirë selinoja?
Selino është bimë shumë kërkuese ndaj tokës. Pëlqen toka mesatarisht të lehta, të thella, të freskëta, të kulluara mirë dhe të pasura me lëndë organike me pH 6-7. Nuk pëlqehen tokat e rënda. 

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë selinos? 
Mund të mbillet pas çfarëdo parabime. Parabimë më të mira për selinon janë të gjithë bimët që kanë pasur plehërim të bollshëm organik dhe që e lënë tokën të pasur me lëndë ushqimore. KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e selinos pas vetvehtes. 

 

Punimi i tokës
Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Punimi i parë bëhet i thellë, rreth 40cm. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime e frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Punimet e tjera synojnë të krijojnë një shtrat të shkrifët për mbirjen dhe zhvillimin normal të bimëve dhe luftimin e barërave të këqija.

Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.

Plehërimi i tokës
Në praktikën e plehërimit të selinos këshillohet përdorimi i plehut organik të kalbur mirë dhe plotësimi i nevojave me mikroelementë në veçanti me bor.

Sasia dhe raporti i plehërimit 
Si përcaktohet sasia e plehrave që duhen përdorur tek selino? 
Kërkesat e selinos ndaj lëndëve ushqyese nuk janë shumë të larta. Për çdo 100 kg prodhim, bimët tërheqin nga toka rreth 0.65 kg azot(N), 0.25 kg fosfor (P2O5) dhe 0.85 kg potas (K2O). Për një prodhim prej 35-40 kv/dy kërkon 20-25 kg/dyn N, 10-15 kg/dyn P2O5 dhe 30-35 kg/dyn K2O

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i selinos.

Data e publikimit: 24/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KOPRËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I PAZISË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I LAKRËS KINEZE

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

SHËRBIMET AGROTEKNIKE TË GËSHTENJËS

Çfarë shërbimesh i kryhen gështenjës pas mbjelljes?

Lexo më shumë