REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Tashmë kemi hyrë në stinën e nxehtë të verës shoqëruar me rritje të temperaturave të ajrit, ndaj është shumë e rëndësishme t'i kushtoni vëmendje të veçantë monitorimit të sjelljes së tufës suaj me qëllim që të siguroni hidratimin e duhur të saj dhe uljen e ndikimit të temperaturave të larta. Mjafton t’ju sjellim në kujtesë se në kushtet e stresit nga vapa lopët shprehin një frymëmarrje të përshpejtuar e të rëndë, në përpjekje për të ulur sadopak temperaturën e trupit të tyre.
Menaxhimi i kafshëve në kushtet e rritjes së temperaturave të ajrit kërkon një planifikim të mirë të situatës, ndaj ju duhet t'i kushtoni rëndësi të veçantë parashikimit të motit. Mbi bazën e parashikimit të motit ju këshillojmë të zhvilloni një plan menaxhimi lidhur me ditët me temperatura të larta e deri në ekstreme për të siguruar që tufa juaj të trajtohet me hijezim dhe ujë të mjaftueshëm.
Është përgjegjësi e juaja ose personave të ngarkuar për mbarëvajtjen e tufës që të përgatiteni mirë për ditët e nxehta duke siguruar mirëqenien e kafshëve. Kjo përfshin planifikimin e infrastrukturës së fermës për të siguruar zona me hijezim dhe ajrosje, gjë që do të sjellë uljen e ndikimit të temperaturave të larta. Ndaj, ju këshillojmë që kafshët t'i kontrolloni rregullisht gjatë gjithë ditës për shenja të stresit nga vapa, t'i kushtoni vëmendje kontrollit të pikave të ofrimit të ujit për t'u siguruar që kafshët të kenë qasje në ujë të bollshëm e të freskët si dhe zonave të hijezimit, qarkullimit dhe ventilimit të ajrit.
Mbani parasysh, se nëse lopët rrisin frymëmarrjen mbi 60 herë për minutë, ju duhet të filloni të shqetësoheni dhe të ndërmerrni masat e duhura.
Por, cilat raste përbëjnë rrezikun më të lartë të stresit nga vapa?
Rrezikun më të lartë të stresit nga vapa e shfaqin:
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Shenjat e Identifikimit të Stresit nga Vapa.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.
Lexo më shumëÇfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?
Lexo më shumëVaksinat mund të ndihmojnë në parandalimin e lythave tek gjedhët e pa infektuar më parë.
Lexo më shumëDuke ndarë me ju një përmbledhëse të tillë të situatave që hasin fermerë të ndyshëm me tufat e tyre, ju mund ti paraprini ngjarjeve në fermën tuaj dhe të jeni të përgatitur për t'i përballuar ato në kohë.
Lexo më shumë