VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË LAKRËS SË BRUKSELIT




Vjelja e lakrës së Brukselit, në përputhje me karakteristikat e kultivarit dhe periudhën e mbjelljes, bëhet atëherë kur “kokat” e saj të kenë arritur madhësinë, formën dhe kompaktësinë karakteristike të kultivarit.

  • Vjelja bëhet 70-90 ditë pas mbjelljes në fushë, për kultivarët e hershëm.
  • Vjelja bëhet 140-160 ditë pas mbjelljes në fushë, për kultivarët e vonshëm. 

Vjelja e parakohëshme, bën që kokate lakrës së Brukselit të jenë jo plotësisht të formuara. Vjeljet e vonshme, çojnë në marrjen e prodhimeve me cilësi të dobët. Vjelja mund të kryhet me dorë ose makineri. Ajo mund të jetë e njëhershme ose e shumëhershme (duar-duar), për kultivarët për prodhim të freskët.

Pas vjeljes prodhimi përzgjidhet në tri kategori, në varësi të diametrit të “kokave”:

  1. < 25 mm
  2. 25-35 mm
  3. > 35 mm

Prodhimi i vjelë amballazhohet në thasë rrjete, sipas kërkesave të tregut, me peshë 0.5; 0.75; dhe 1 kg.

Lakra e Brukselit mund të ruhet shumë mirë në mjedise të ftohta, në qoftë se për këtë qëllim përdoren koka të pjekura, të padëmtuara mekanikisht, të pastra nga dherat dhe lagështia. Temperatura e ruajtjes duhet të jetë rreth 0°C dhe lagështia relative e ajrit rreth 90-95%.

Për ruajtje përdoret amballazhim në thasë rrjete, në të cilët futen 5; 7; ose 10 kg. Metoda më e mirë dhe e sigurtë, është ruajtja në depo frigoriferike, ku temperatura dhe lagështia ajrore janë të kontrolluara.

Data e publikimit: 09/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË SPINAQIT

Si ndryshon mënyra e vjeljes në varësi të destinacionit të prodhimit të vjelë të spinaqit?

Lexo më shumë

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË PRESHIT

Si ndryshon koha e vjeljes në varësi të zonës së kultivimit të preshit?

Lexo më shumë

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË QEPËS

Si ndryshon afati i vjeljes së qepës në varësi të mbjelljes me fidan apo me qepujkë?

Lexo më shumë

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË HUDHRËS

Si bëhet vjelja e hudhrës në varësi të qëllimit për të cilën e kemi mbjellë?

Lexo më shumë