Cilat janë shërbimet që kryhen gjatë kultivimit të specave?




Menjëherë pas mbjelljes realizohet ujitja për zënie me 1.5-2 litra ujë për bimë. Në toka të rënda ku uji është më i qendrueshëm në sipërfaqe të tokës, mund të aplikohen skema mbjelljeje me brazda me kujdes që niveli i sistemit rrënjor të fidanave të mos vendosen shumë thellë dhe e ashtuquajtura ujitje për zënie (edhe ujitjet e tjera) të mos kontaktojnë kërcellin e bimëve. 

Bimë të shëndosha si rezultat i një plehërimi të drejtë

REKOMANDIM!
Pas rreth 8-10 ditëve pas mbjelljes, duhet të fillojë prashitja e parë ose kultivimi (frezimi nëse bëhet me motofreza). Është shumë e rëndësishme që prashitjet, kryesisht ato të I dhe të II duhet të bëhen të thella në rreth 12- 15 cm thellësi. Këto prashitje ndihmojnë në: 

  • Shkatërrimin e barërave të këqija që sapo kanë filluar të mbijnë;
  • Shkriftërimin e sipërfaqes;
  • Ajrosjen dhe ngrohjen e tokës, etj.
  • Është e domosdoshme që para prashitjeve të hidhen plehërat azotike që janë të planifikuara për plehërimin e parë suplementar. Ato duhet të mbulohen në tokë gjatë këtij procesi.

Prashitjet e tjera të bëhen në varësi të gjendjes së shkrifmërisë së tokës, infeksionit të barërave të këqija. Ato duhet të bëhen gjithashtu pas 1 ose 2 ujitjeve, menjëherë pas plehërimeve plotësuese, etj. prashitjet e tjera madje duke filluar nga prashitja e tretë, nuk duhet të bëhen kurrë të thella. 

Nëse prashitjet bëhen të thella, atëherë sistemi rrënjor i cili ka aftësinë të zhvillohet shumë afër sipërfaqes së tokës, shkatërrohet pothuajse totalisht. Në këtë situate bimët ngelen mbrapa në zhvillim, nuk zhvillojnë një sistem rrënjor të shtrirë, nuk lulëzojnë si duhet dhe për pasojë nuk frutifikojnë. Frutat e lidhura nuk rriten normalisht, deformohen dhe nuk kanë cilësinë e duhur tregtare. 

Prashitjet duhet të konsistojnë vetëm në prerjen e barit, shkriftërimin e sipërfaqes në 3-5 cm thellësi dhe mbulimin ose përzierjen e plehërave plotësuese kimike me tokën. Periudha ndërmjet dy prashitjeve duhet të jetë afërsisht rreth 15-20 ditë.

Cilat sasi të përdorimit të plehut organik rekomandohen?
Për të marrë një rendiment mesatar me 300 kv/ha në kushtet e fushës së hapur dhe në varësitë e niveleve të elementëve ushqimorë që afron pjelloria natyrale e tokës, normat orientuese të plehut organik duhet të jenë 20-30 kv/dn (tabela).

Normat orientuese të plehërimit me plehëra organike në varësi të përmbajtjes së humusit në tokë

Pjellorisë së tokës sipas përmbajtjes së humusit% e humusit në tokëSasia e plehut organik të këshilluar (në kv/dn)
E varfër<1.5 %30
E mesme1.5 – 3 %25
E pasur> 3 %20

Cilat janë normat orientuese të përdorimit të plehërave minerale?
Krahas plehërimit me plehëra organike është e domosdoshme që në bilancin e plehërimit të përllogariten edhe plehërat minerale. Ato duhet të hidhen në: 

  • Plehërimin bazë;
  • Plehërimin shoqërues dhe
  • Plehërimi plotësues (nga 3 – 10 duar/doza).

Normat orientuese të plehërimit azotik në varësi të përmbajtjes së azotit në tokë

Klasifikimi i pjellorisë së tokës sipas përmbajtjes së N2ONiveli i përmbajtjes së N2O në tokë (në %)Sasia e azotit të rekomanduar (në kg l. Ak. / ha)
E varfër< 0.1 %105
E mesme0.11 – 0.15 %95
E pasur0.16 – 0.25 %90
Shumë e pasur> 0.26 %85

Normat orientuese të plehërave fosforike në varësi të përmbajtjes së fosforit në tokë

Klasifikimi i pjellorisë së tokës sipas përmbajtjes së P2O5Niveli i përmbajtjes së P2O5 në mgr/100 gr tokëSasia e fosforit të reko- manduar
(në kg l. ak. / ha)< 0.1 %105
Shumë e varfër< 0.5 %112
E varfër0.51 – 1 %100
E mesme1,1 – 2 %81
E pasur2,1 – 3 %50
Shumë e pasur> 3.1 %42

Normat orientuese të plehërimit me plehëra potasike në varësi të përmbajtjes së potasit në tokë

Klasifikimi i pjellorisë së tokës sipas përmbajtjes së K2ONiveli i përmbajtjes së K2O në mgr/100 gr tokëSasia e potasit të rekomanduar (në kg l. ak. / ha)
E varfër< 875
E mesme8.1 – 1525
E pasur> 1515

Pse duhet bërë kujdes në ujitjen e specit?
Ujitja ka për qëllim që t’i plotësojë bimëve sasinë e ujit të nevojshëm për rritjen dhe zhvillimit normal të tyre. Aplikohen kryesisht tre mënyra ujitjeje, që janë: 

  • Ujitje në sipërfaqen e tokës,
  • Ujitje mekanike,
  • Ujitje nëntoksore.

Ujitja sipërfaqësore duhet të bëhet në varësi të përmbajtjes së saj në tokë. Ato zakonisht duhet të bëhen në çdo 12-15 ditë. Sasitë e ujit duhet të jenë sa më të vogla dhe gjatë ujitjeve uji të mos takojë me kërcellin e bimëve me qëllim që të eleminohen mundësitë e infeksioneve.

                                    Metoda e ujitjes sipërfaqësore me brazda

A ndikon në shtimin e prodhimit heqja e barërave të këqija?
Është shërbim shumë i rëndësishëm. Ndikon si në ruajtjen e elementëve ushqyes në dispozicion të bimës së kultivuar ashtu dhe eleminimin si mbartës të sëmundjeve e dëmtuesve. Heqja e tyre realizohet me anë të prashitjeve; përdorimin e preparateve kimike përzgjedhës para ose pas mbjelljes duke zbatuar këshillat e specialistit.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Sëmundjet dhe dëmtuesit e specit

Data e publikimit: 07/12/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Ok

-Andon

I'm amazed, I have to admit. Seldom do I encounter a blog that's equally educative and engaging, and without a doubt, you have hit the nail on the head. The problem is something too few people are speaking intelligently about. I am very happy I came across this in my search for something regarding this.

-D Change

I will right away take hold of your rss feed as I can't in finding your e-mail subscription link or e-newsletter service. Do you have any? Please allow me recognize in order that I may just subscribe. Thanks.

-D Change

Attractive section of content. I simply stumbled upon your blog and in accession capital to claim that I acquire actually enjoyed account your weblog posts. Any way I will be subscribing for your augment or even I achievement you get entry to consistently fast.

-D Change

I go to see every day a few web pages and sites to read articles or reviews, however this weblog presents feature based writing.

-d-change.net

What's up, its pleasant article about media print, we all understand media is a fantastic source of facts.

-d-change.net


Shpërndaj në rrjetet sociale: