Të ushqyerit e Lopëve që Sapo Kanë Pjellë




Cfarë duhet të mbani parasysh në ushqimet që duhen përdorur dhe racionet ushqimore për lopët në fazën menjëherë pas pjelljes? 
Ju po përgatiteni të ushqeni grupin më delikat të lopëve, grup të cilit i kërkohet të rikuperohet pas pjelljes, të rrisë sistemin imunitar si dhe të prodhojë. Ndaj, mbani parasysh:  

  • Siguroni foragjere të cilësisë së lartë për mbushjen e rumenit dhe uljen e rrezikut të zhvendosjes së abdomasumit (stomakut të IV-ët).
  • Lopët që sapo kanë pjellë kanë nivel defiçitar energjie, ndaj ju duhet të balanconi energjinë për ulen e rrezikut të ketozave dhe rritjen e prodhimit.
  • Siguroni silazh misri të copëtuar në mënyrë të tillë që të nxisë ripërtypjen.
  • Përdorni premikse për parandalimin e një sërë sëmundjesh metabolike.
  • Nëse në grazhd ju mbetet mbi 5% e sasisë totale të ushqimit, kujdes cilësia dhe copëtimi i ushqimit foragjer nuk janë në nivelin e duhur.
  • Siguroni ushqim të freskët dhe cilësor 22 orë në grazhd, dhe ushqimin e pa konsumuar ofrojuani lopëve në faza të tjera me më pak kërkesa për cilësi si ato në tharje.

Cilat janë disa nga rekomandimet më specifike mbi ushqimet dhe racionet e tyre gjatë kësaj faze?

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi kujdesin shëndetësor për Lopët që Sapo Kanë Pjellë.

Data e publikimit: 16/12/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE

Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.

Lexo më shumë

LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH

Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?

Lexo më shumë