Event: 15/01/2021 - 25/02/2021
Shërbimi elektronik “Aplikim për skemën e karburantit për bujqësinë”, mundëson aplikimin online për të përfituar nga skema e karburantit për bujqësinë, për të gjithë fermerët me NIPT fermeri ose subjekteve me NIPT tregtar (persona fizike apo juridikë) me veprimtari të prodhimit bujqësor, të cilët kanë në pronësi apo në përdorim/me qera tokë bujqësore, disponojnë ferma në madhësi jo më pak 0.4 Ha, e përbërë nga parcela me sipërfaqje jo më pak se 0.1 Ha secila, si dhe që punojnë tokën dhe i shërbejnë kulturave bujqësore me mjete të mekanizuara. Nëpërmjet kësaj mbështetje, fermerët do të mund të përfitojnë mesatarisht nga 70-100 L naftë falas për çdo hektarë tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.
Aplikimet për të përfituar naftë falas për punimet e mekanizuara nisin nga data 15 Janar deri në datën 25 Shkurt 2021.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës | Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
---|---|
1. Certifikatë familjare | 1. Certifikatë pronësie e shoqëruar me kartele të pasurisë dhe hartë treguese |
2. Certifikatë familjare e gjendjes në 01/08/1991 | 2. Akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP) |
3. Vërtetim negativ/pozitiv për pronësinë | 3. Marrëveshje dakordësie e noterizuar midis anëtarëve të familjes bujqësore sipas gjendjes aktuale |
4. Ekstrakt i thjeshtë (për personat fizik dhe juridik) | 4. Kontratë qeraje e noterizuar për tokën bujqësore |
5. Marrëveshje huapërdorje e noterizuar për tokën bujqësore |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës
*Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit: 30 ditë
*Periudha e vlefshmërisë:1 vit
*Kostot: Pa pagesë
Për më shumë informacion lidhur me përftimin e këtij shërbimi dhe aplikimin në kohë klikoni këtu.
Shpërndaj në rrjetet sociale: