Nga niveli i shërbimeve agroteknike varet koha e hyrjes në prodhim, jetëgjatësia e pemishtes (dardhave), koha e shfrytëzimit, prodhueshmëria e pemishtes së dardhave, cilësia e prodhimit si dhe kostoja e prodhimit.
Disa nga shërbimet kryesore janë: punimi i tokë, ujitja, plehërimi, kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve, etj.
Punimi i tokës, ujitja dhe plehërimi
Punimi. Zakonisht aplikohet në dardhat e shartuara me nënshartesa të grupit OHF, sepse këto zhvillojnë sistem rrënjor më të thellë dhe kështu që nuk kemi dëmtim të sistemit rrënjor gjatë procesit të punimit. Në këto raste punimi behet në midis rreshta në thellësinë 15 – 18 cm dhe toka mbahet e shkrifët me ndërhyrje, frezime, të herë pas hershme. Gjithashtu, punimi aplikohet në toka fushore dhe të ujitshme. Sipërfaqja që mbetet e papunuar, brenda bimëve në rresht, rekomandojmë të trajtohet me herbicide totale ose të aplikohet mulçërimi (mbulimi i sipërfaqes së tokës me byk, tallash ose materiale të tjera organike) me qellim pengimin e daljes dhe zhvillimit të barërave të këqija. Gjithashtu, mulçërimi ruan edhe lagështirën në tokë, sepse pengon avullimin.
Në pemëtoret e dardhës të shartuara në ftua dhe nënshartesa vegjetative nuk rekomandohet mbajtja e tokës së punuar, sepse sistemi rrënjor në këto raste zhvillohet i cekët dhe gjatë punimit mund të kemi dëmtime serioze të tij. Në këto raste, për luftimin e barërave të këqija, del e domosdoshme përdorimi i herbicideve me veprim total.
Ujitja. Si gjithë bimët e tjera edhe dardha ka nevoja për ujë për rritje e zhvillim normal si dhe frutifikim të rregullt. Llogaritet që bimët gjatë periudhës se verës të kenë nevoje për 2000 - 3000 m3 ujë. Koha më e mirë e ujitjeve është nga lulëzimi e deri në 2 muaj pas lulëzimit. Metodat e ujitjes janë të shumta por sistemi i ujitjes me pika është më ideali. Nëpërmjet tij mund të shpërndahen edhe plehrat e ndryshme kimike. Në rastin e ujitjeve me pika këshillohet shtrirja e dy tubove në të dy anët e rreshtit në një distance rreth 50 cm ndërmjet tyre dhe me një dalje uji për vrime rreth 3-4 litra për orë.
Plehërimi. Llogaritet që për një prodhim prej 250 kv/ha fruta, sasia e nevojshme e azotit duhet të jetë 80-100 kg/ha lëndë aktive, e fosforit rreth 15-20 kg/ha lëndë aktive dhe ajo e potasit 80-100 kg/ha lëndë aktive. Plehërimi është një masë agroteknike që duhet vlerësuar, sepse ndikon drejtpërsëdrejti në rinovimin e bimës në përgjithësi dhe krijimin e një raporti të drejtë ndërmjet degëzave vegjetative dhe atyre prodhuese.
Në vjeshtë kryhet plehërimi bazë me plehra organike, fosforike, potasike dhe ato magneziale. Koha më e përshtatshme është muaji tetor. Plehrat shpërndahen para punimit të tokës dhe përmbysen gjatë kryerjes së këtij procesi.
Për të marrë prodhime të kënaqshme tek dardha, këshillohet që plehrat azotike të hidhen në fillim të vegjetacioni. Kjo masë e ndihmon shumë bimën që të aktivizohet sa më mirë dhe të pengoje rrëzimin e frutave në momentin e lidhjes së tyre.
Në tokat me përmbajtje të lartë të gëlqeres doza e plehrave fosforike shtohet në masën 25-30 % mbi atë normale, sepse në toka të tilla fosfori fiksohet në kompleksin thithës të tokës në forma të pa përvetësueshme për bimën.
Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit
Sëmundjet e dëmtuesit tek dardha ulin ndjeshëm prodhimin dhe cilësinë e frutave, prandaj parandalimi i tyre është i rëndësishëm.
Sëmundjet kryesore
Ndër sëmundjet, kërpudhore, më të zakonshme që prekin dardhën janë: kroma, ndryshku i dardhës, kalbëzimi i frutave, kanceri bacterial i pemëve frutore etj.
Kroma e dardhës. Kjo sëmundje prek të gjitha organet ajrore të bimës si gjethet, frutat, lulet dhe degët. Periudha më e rrezikshme për zhvillimin e kësaj sëmundje është në lulëzimin e bimës si dhe fazat e tjera në vazhdim, në kushtet me lagështirë dhe temperaturë ideale për zhvillimin e këtij patogjeni. Infeksione të mëtejshme mund të ndodhin në fund të verës duke infektuar frutat.
Simptomat. Në gjethe dhe kokrrat e reja shfaqen njolla me ngjyrën e ullirit të cilat më vonë kthehen në të errëta. Frutat deformohen dhe çahen. Në vite të favorshme par zhvillim (lagështi optimale dhe temperatura 17 – 23°C) dëmi mund të arrij deri në 40 – 60% dhe prodhimi që mbetet është i një cilësie shumë të dobët.
Metoda kimike e luftimit
Metodat agroteknike
Këshillohet që të grumbullohen e të largohen të gjitha mbetjet e bimës së prekur nga ky patogjen si: gjethe, degë të prekura dhe fruta të rëna për tokë duke i asgjësuar me djegie apo groposje në vende të veçanta. Gjithashtu kryerja e shërbimeve agroteknike në kohë e cilësi ndikojnë në mbrojtje nga kjo sëmundje.
Ndryshku i dardhës. Kjo sëmundje kërpudhore është e përhapur më shumë në zona me klimë të ngrohtë. Sëmundja prek gjethet dhe frutat. Në gjethet e dardhës, zakonisht në fundin e pranverës, shfaqen njolla me ngjyrë portokalli me formë të rrumbullakët me madhësi deri në disa cm. Kur prekja nga kjo sëmundje është e madhe, gjethet thahen dhe rrëzohen para kohe, kurse frutat mund të deformohen, bima humbet vitalitetin e saj. Luftimi i sëmundjes bëhet me metodat kimike. Me të diktuar shenjat e para të sëmundjes filloni me trajtimin kimik me preparate me bazë bakri (lëng bordolez 1% ose oksiklorur bakri 0.6% etj.).
Kalbëzimi i frutave. Kjo sëmundje prek të gjitha pjesët ajrore të bimës si: degët, gjethet, lulet dhe frutat. Në degët e prekura nga kërpudha, shohim të formohen njolla me formë pak të zgjatur ose të rrumbullakët, të cilat brenda një kohe të shkurtër bashkohen duke shkaktuar zhveshjen e lëkurës së pjesës së prekur dhe për pasojë tharjen e organit. Organi më i prekur dhe shenjat më tipike të sëmundjes i shohim mbi fruta të cilat mund të preken në të gjitha fazat e zhvillimit të tyre, që nga lidhja e frutit deri gjatë magazinimit.
Metoda kimike e luftimit
Përdorimi i fungicidit ENOVIT METIL FL 90-110 ml/hl (1,4 l/ha)
Dëmtuesit kryesorë të dardhës
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vjeljen e prodhimit të dardhës
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Vjelja e dardhëve është pak më ndryshe nga shumica e frutave të tjera, pasi ato duhet të vilen para se të piqen. Nëse piqen në pemë, ato piqen nga brenda jashtë, kështu që pjesa e brendshme bëhet e qulltë (shumë e butë) para se të piqet zona e jashtme. Në këto raste ato dëmtohen lehtë dhe nuk i rezistojnë transportit.
Lexo më shumëNëpërmjet krasitjes synohet që pemës t’i sigurohet mundësia e rritjes dhe e zhvillimit të degëzave me sytha prodhues (frutorë).
Lexo më shumëTë gjitha format bimore që kanë si nënshartesa dardhën e egër dhe gorricën, këshillohet forma e lirë e kultivimit dhe kryesisht ajo në formë kupore.
Lexo më shumëNgritja e pemëtoreve të reja është një investim me vlera të mëdha dhe gabimi më i vogël në fillim është me kosto të lartë dhe i pa korrigjueshëm më vonë.
Lexo më shumë