REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Cila është përbërja kimike e helmit të bletës?
Helmi i bletës është i përbërë nga 70% ujë dhe 30% lëndë e thatë.
Lënda e thatë përbëhet nga:
50% melitinë, substancë toksike që vepron në mënyrë komplekse.
12% fosfolipazë e cila sulmon blloqet e ndërtimit të qelizave.
1-3% hialuronidazë, një enzimë që përshpejton përhapjen e substancave toksike.
2% substancë toksike apamine për sistemin nervor.
2% MCD, shkatërron qelizat e indit lidhës me të njëjtin emër.
1% histaminë, e cila shkakton dhimbje dhe skuqje.
Janë identifikuar edhe acide të tjera në nivelet gjurmë.
Helmi i bletës paraqitet si një lëng i pangjyrë dhe i qartë dhe është i patretshëm në alkool, por i tretshëm në ujë.
PËRDORIMET E HELMIT TË BLETËS OSE APITOKSINËS
Praktikantët e apiterapisë, pohojnë se helmi i bletës ka veti mjekësore që mund të përmirësojnë ose parandalojnë gjendje të caktuara shëndetësore, disa prej të cilave janë edhe serioze.
Aktualisht, helmi i bletës përdoret si përbërës bazë në ekstrakte, suplemente, kremra apo solucione, por mund të administrohet edhe në formën e injeksioneve, vetëm në qendra të specializuara. Helmi i bletës përmban gjithashtu enzima, sheqerna, minerale dhe aminoacide që mund të mbështesin përforcimin e sistemit imunitar, duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve.
Studimet paraprake, të kryera veçanërisht në kafshët e laboratorit, tregojnë vlerat e efekteve pozitive. Ja disa prej tyre!
Helmi i bletës ka veti anti-inflamatore
Shumë komponime helmuese të bletëve, kanë potencial anti-inflamator, tregon studimi, veçanërisht melitina, substanca kryesore që përmban ky lëng. Përveç kësaj, është melitina në helmin e bletës që shkakton kruajtje dhe dhimbje kur jemi pickuar nga ky insekt. Megjithatë, hulumtimet tregojnë se melitina e administruar në doza të ulëta mund të zvogëlojë aktivitetin e markerit inflamator në trup, si beta interleukine dhe TNF-alfa tumor nekrozë.
Helmi i bletës mund të lehtësojë simptomat e artritit
Helmi i bletëve ndikon në zhdukjen e rrudhave dhe ka veti anti-akne
Helmi i bletës forcon sistemin imunitar
Si dhe shumë veti të tjera mjekuese, të cilat janë objekt i kërkimeve shkencore që po zhvillohen në ditët e sotme.
KUJDES!!!
Helmi i bletës mund të ketë efekte anësore!
Edhe pse shihet si shumë kurative, helmi i bletëve mund të ketë edhe efekte anësore në disa situata.
Për shembull, njerëzit alergjikë që po i nënshtrohen trajtimit të helmit të bletëve mund të hyjnë në anafilaksi, një emergjencë mjekësore që kërcënon jetën nëse nuk ndërmerren shpejt masa.
Efekte të tjera negative të helmit të bletës mund të përbëjnë: hiperventilimi, lodhja, mungesa e oreksit, dhimbja e fortë, vjellje ose rreziku i shtuar për hemoragji.
Personat që përdorin kremra, locione apo serume të bletëve, duhet të dinë se ekziston edhe mundësia për tu përballuar me efekte anësore si: kruajtje intensive, ekzemë dhe skuqje e lëkurës.
Prandaj, rekomandohet kujdes për përdorimin e këtyre produkteve. Vetëm persona me shkollimin apo trajnimin e duhur, mundet të aplikojnë helmin e bletës tek pacientët.
Si mblidhet helmi i bletës për qëllime komerciale?
Prodhimi i parë komercial i helmit të bletës, u zhvillua në vitin 1930 në Gjermaninë jugore, në fermën Mack në Illertissen. Kjo e Macks ishte një kompani e madhe e cila, në fund të sezonit të vjeljeve, bleu insektet nga bletarët e tjerë në Gjermaninë veriore, të cilët në çdo rast do t'i shkatërronin para dimrit.
Metoda e përdorur nga viti 1930 deri në vitin 1937 përfshinte gra të vendosura përpara koshereve dhe merrnin një bletë në një kohë dhe e bënin atë të pickonte në një ind që thithte helmin. Helmi më pas nxirret duke e tretur në ujë të distiluar, i cili më pas hiqej në një proces tharjeje në ngrirje, në mënyrë që helmi të mbetej në formën e një pluhuri kristalor.
Metoda e dytë në përdorim nga viti 1937 në 1974, konsistonte në vendosjen e disa bletëve të lagura në një kuti me kapak dhe një fund letre fshirëse të veshur me gomë të hollë. Kapaku shtyhej për të formuar një shtresë të hollë insektesh. Bletëve ju bëhej një elektroshok i lehtë dhe këto reagonin duke thumbuar gomën: helmi mbetej në letër, por bletët vdisnin. Që atëherë nxjerrja e helmit të bletëve përmes elektroshokut është përmirësuar gradualisht. Aktualisht, përdoret një paisje me tension të ulët, e cila vendoset përpara zgjoit: bletët, duke prekur suprinën, e shkarkojnë helmin në një pllakë qelqi. Helmi i depozituar në pllakën e posacme, kristalizohet dhe mblidhet duke e gërvishtur me anën e një lame (ose brisku).
Duhet shumë kujdes në manipulimin me produktin i cili mblidhet menjeherë sapo të jetë tharë mbi suprinën e aparaturës dhe futet në enë sterile qelqi, e që ruhet në frigorifer.
Duket e lehtë, dhe në fakt ashtu është. Ka vetëm një problem të vogël: bletët lëshojnë gjithashtu feromonin e alarmit dhe kjo bën që të acarohen të gjitha bletët e parkut , duke sulmuar njerëzit dhe kafshët aty pranë!
TIPE TË NDRYSHME APARATESH PËR GRUMBULLIMIN E HELMIT TË BLETËS
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë duhet të kenë parasysh bletarët në punën e tyre përgjatë vitit me bletët?
Lexo më shumëDylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.
Lexo më shumëCilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?
Lexo më shumëHelmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut
Lexo më shumë