Cila është struktura varietore e rekomanduar për panxharin e kuq?
Në praktikë për të grupuar kultivarët e ndryshëm, merret për bazë kriteri i gjatësisë së ciklit bimor, prandaj dhe bëhet ky klasifikim:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Panxharit të kuq?
Mbjellja bëhet drejtpërdrejt me farë. Mbas një përgatitje të mirë të tokës dhe sistemimit sipërfaqësor të saj, bëhet mbjellja me makinë mbjellëse. Sot përdoren makina mbjellëse pneumatike me saktësi të lartë duke siguruar numrin e duhur të bimëve për njësi të sipërfaqes dhe harxhojnë sasi të pakët fare (0.25-0.3 kg/dy) duke mënjanuar kështu dhe nevojën e rrallimit të bimëve.
Në cilat afate bëhet mbjellja e panxharit të kuq?
Panxhari i kuq mund të mbillet në mënyrë të shkallëzuar, duke filluar nga muaji mars deri në Tetor.
Cilat distanca mbjelljeje zbatohen për panxharin e kuq në fushë?
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për panxharin e kuq?
Shërbimet agroteknike më të rëndësishme, në fazat e para të rritjes, konsistojnë në rrallimin kur bimët të kenë arritur një lartësi 5-7 cm, ujitjen dhe luftimin e barërave të këqija.
Prashitja me mjete mekanike është shërbim shumë i rëndësishëm për panxharin e kuq pasi përveç shkrifërimit të tokës, bën dhe luftimin e barërave të këqija. Koha e një prashitjeje nga një tjetër duhet të jetë në rreth 15 ditë.
Ujitjet duhet të sigurojnë pandërprerje lagështirën e nevojshme në tokë. Si bimë lagështi dashëse, tokës i duhet të sigurohet një lagështi normale dhe kjo më shumë kujdes duhet në fazën e mbirjes, që duhet të bëhet 6 - 7 herë në çdo 2 - 3 ditë, deri në atë moment sa të duken gjethet e para dikotiledone. Ndërsa fazat e tjera të cilat kërkesatjanë me maksimale për ujë janë ajo e rritjes vegjetative dhe ajo e rritjes së fruterrënjorit. Kur sasia e lagështirës zbret nën 60 - 80 % të aftësise ujëmbajtëse të tokës, lind nevoja e ujitjeve. Ujitja me pika është ideale,po ashtu edhe ajo në formë shiu.
Kujtesë dhe vëmendje!
Ndërmjet dëmtimeve më të rënda me natyrë joparazitare për panxharin e kuq, janë ato ato që provokohen nga streset ujore në tokë (sidomos nga alternimi i lagështirës me thatësirën) e që shoqërohen më pas me deformime të frutrrënjorëve.
Teprica e lagështirës në fazën përfundimtare të kulturës, shkakton plasaritje të frutrrënjorëve të panxharit të kuq.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet dhe dëmtuesit e panxharit të kuq, parandalimin dhe luftimin e tyre.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Bima e arrës preket nga një sërë sëmundjesh, por më të rëndësishmet janë si mëposhtë:
Lexo më shumëToka duhet punuar në thellësinë 35-40cm.
Lexo më shumëPse përbëjnë problem sëmundjet?
Lexo më shumë