Pjeshka ka gjetur përhapje në të gjithë zonën e ngrohtë dhe subtropikale në të dy anët e Ekuatorit. Kjo bime është përqendruar kryesisht ne Ultësirën Perëndimore të vendit tonë. Pjeshka ka gjetur përhapje sepse:
KËRKESAT PËR KLIMËN DHE TOKËN
Kërkesat për temperaturën
Pjeshka është bimë e klimës së butë. Temperaturat që mund të dëmtojnë pjeshkën:
Megjithëse është bimë e klimës së butë ekzistojnë disa kultivarë që kërkojnë rreth 1300 orë me temperature nën +7o C (stadin e jarovizimit) (siç është "Lule Maji"). Prandaj ky kultivar nuk duhet të mbillet në kushtet e zonës së ngrohtë si Durrës, Vlorë, Sarandë, etj. sepse nuk kalon stadin e jarovizimit.
Kërkesat për tokën
Në përgjithësi pjeshka nuk pëlqen toka të ngjeshura, argjilore të rënda, me shumë gëlqere dhe të papërshkueshme nga uji.
Pjeshka është shumë e ndjeshme ndaj lagështirës së lartë të ajrit dhe të tokës. Teprica e lagështirës favorizon kalbëzimin e frutave, zhvillimin e vurgjeve dhe sëmundjet virusale. Kjo është dhe arsyeja përse kjo bimë pëlqen më shumë tokat kodrinore dhe të kulluara mirë.
Pëlqen toka me përbërje mekanike mesatare, të përshkueshme nga uji, me një pH rreth 6,5 e 7 dhe me një përmbajtje të gëlqeres në rreth 4-5%.
Fazat e zhvillimit të kajsisë
Ashtu si shumica e pemëve frutore, te pjeshka dallohen qartë 10 faza zhvillimi:
Për secilën fazë bima ka kërkesa të veçanta për sa i përket kushteve klimatike si dhe specifika në nivelin e kryerjes së shërbimeve agroteknike.
Varietetet kryesore
Te pjeshka ekzistojnë rreth 3000 lloje kultivarësh/varietetesh. Klasifikimi i kultivarëve sipas kohës së pjekjes:
Varietete me pjekje shumë të hershme, piqen fundi i majit deri në fund të qershorit: Lule Maji, Moretini nr. 1, Amzden;
Varietete me pjekje të hershme, piqen gjatë gjithë muajit korrik: Admiral Devy, Karmen, Erly alberta;
Varietete me pjekje të mesme, piqen gjatë gjithë muajit gusht: Hale, Elberta;
Varietete me pjekje të vonë, piqen gjatë gjithë muajit shtator: Krumel oktober;
Varietete me pjekje shumë të vonë, piqen gjatë gjithë muajve tetor dhe nëntor.
Te grupi i Nektarinave, në Shqipëri kohët e fundit ka hyrë disa kultivarë. Ndër të cilët më kryesore janë ato me pjekje të hershme deri në të mesme. Disa nga këto janë: Armking, Neve, Caldesi-200, Big top, Fire briht, Independence, etj.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Teknologjinë e ngritjes së pemëtores së pjeshkës
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë vlerat e qiqrës?
Lexo më shumëCilat janë sëmundjet, simptomat dhe masat e kontrollit?
Lexo më shumëThjerrëza kultivohet kryesisht për kokrrat e saj, të cilat janë të shijshme dhe të përvetësueshme nga organizmi i njeriut.
Lexo më shumëFasulja përmban më shumë proteina sesa të gjitha bimët e tjera – vetëm një filxhan fasule ofron 1/4 e proteinave për të cilat kemi nevojë çdo ditë.
Lexo më shumë