TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË PATATES VERORE




                                                                              REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Patatja është me origjinë nga zona e Andeve e Amerikës Qendrore. Ajo është sot ndër bimët më të përhapura në shumë vende të botës. Në vendin tonë sipërfaqja dhe rendimenti mesatar i patates ka ardhur nga viti në vit duke u rritur duke realizuar një rendiment mesatar rreth 145 kv/ha. Në fermerë të veçantë janë marrë rendimente të larta 400-800 kv/ha.

Përse patatja verore meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?

Kjo sepse:

Ka katër përparësi ose përfitime të cilat janë:

  • Kursimi i tokës. Mund të mbillni patate në verë, kur të korrat janë korrur. Kjo do t'ju kursejë në pleh.
  • Mbrojtje kundër buburrecit të patates. Kulmi i këtij dëmtuesi ndodh në gjysmën e parë të verës, kështu që patatet e mbjella në fillim të korrikut janë më pak të kërcënuara se kulturat pranverore. Dhe në korrik-gusht, shumë dëmtues të tjerë janë më pak aktivë.
  • Pjekje e shpejtë. Në tokë të ngrohtë, zhardhokët rriten më shpejt dhe janë më të mëdhenj.
  • Ruajtja afatgjatë. Prodhimi i vjelë në fund të vjeshtës do t'i mbijetojë lehtësisht dimrit dhe do të zgjasë deri në pranverë.

Cilat janë tre rregullat për mbjelljen e patates në verë?

Në mënyrë që mbjellja verore e patateve të japë një rezultat pozitiv, duhet të ndiqen rregullat e mëposhtme:

  • Zgjidhni varietetin e duhur. Patatet e mbjella në verë duhet të kenë një periudhë pjekjeje jo më shumë se 100 ditë. Kjo do të thotë që varieteti duhet të jetë në fillim ose në mes të sezonit. Sigurohuni që të merrni parasysh veçoritë e klimës. Për shembull, nëse dimri vjen herët në rajonin tuaj, atëherë varieteti duhet të jetë i hershëm.
  • Siguroni lagështinë e duhur. Në vapë, patatet duhet të ujiten më shpesh, por është shumë e rëndësishme që të mos teprohet me sasinë e ujit.
  • Luftoni barërat e këqija. Në verë, barërat e këqija mbijnë veçanërisht në mënyrë aktive, kështu që ato duhet të asgjësohen sa më shpesh të jetë e mundur.

Nëse plotësohen të gjitha kushtet, patatet e mbjella në qershor-korrik do të japin një prodhim të kënaqshëm nga mesi i vjeshtës.

  • Kjo bimë është ushqim bazë.
  • Patatja është lëndë e parë me rëndësi në industrinë ushqimore.
  • Patatja është shumë e kërkuar në treg, në formën e prodhimeve si çipse, stikse, pure dhe në formë të grirë.
  • Patatet janë një burim i fibrave, i cili kontribuon në ndjenjën e plotësisë dhe mbështet funksionet e shëndetshme të tretjes.
  • Patatet janë një burim i qëndrueshëm dhe i besueshëm i vitaminës C, një patate e zier mesatare (180 g) përmban rreth 10 mg, që është rreth një e teta e kërkesës së të rriturve.
  • Patatet janë një burim i rëndësishëm i kaliumit mineral dhe gjithashtu përmbajnë sasi të vogla të magnezit dhe hekurit.

Cilat janë kërkesat e patates për klimën, tokën dhe parabimën ?

Patatja është bimë që kërkon ngrohtësi në të gjitha fazat e zhvillimit dhe ka nevojë për shumë diell. Nevojat më të mëdha për dritën dhe temperaturën, patatja e kërkon në fazën e frutifikimit dhe të rritjes së kokrrave. 

  • Temperatura më e përshtatshme është në vlerat 16 – 20°C.
  • Në temperaturën 10°C, ajo e ndalon rritjen.
  • Në temperaturën -0.5°C ajo dëmtohet.

Kujtesë për kultivuesit e patates verore!

Hijezimi në çdo fazë të zhvillimit të bimës, ndikon keq në rritjen normale të frutave, rendimentin dhe cilësinë e zhardhokëve. Prandaj nuk këshillohet mbjellja në mes rreshtave të bimëve të tjera. Në mungesë të lagështirës në fazën e rritjes së kokrrave, bima për të ruajtur bilancin hidrik në trupin e saj, duke mos i dhënë ujin dhe lëndët ushqimore zhardhokut, por e shfrytëzon për veten e saj.

Mbjellja verore, është masë teknike e rëndësishme, për realizimin e prodhimit në muajin nëntor dhe sidomos për sigurimin e farës për të furnizuar zonën bregdetare dhe atë të ftohtë. Përveç kësaj “fara” e prodhuar nga mbjelljet verore është me cilësi më të mira prodhuese dhe pa degjenerim.

E rëndësishme është se përdorimi i “farës” së patates, të ardhur nga mbjelljet e periudhës janar-maj, për prodhim në periudhën korrik-nëntor, kërkon së pari, thyerjen artificialisht të periudhës së qetësisë së saj dhe së dyti të mbillet në kushte të ujitshme. Periudha e qetësisë konsiderohet si masë emergjente, duke përfshirë edhe rrezikun për dëmtimin e një sasie fare. Metodat e mëposhtme mund të japin më shumë apo më pak rezultate të favorshme dhe të dis-favorshme.

  • Metoda Rindite

Rindite, është një përzierje e etilen dikloride dhe karbon tetraklorid (raporti 7:3:1). Thasët e mbushur me farë patate, të pjekura plotësisht (nuk u zhvishet lëkura) dhe të pastra nga sëmundjet, vendosen në një dhomë të mbyllur pa qarkullim ajri.

Rindite përdoret me dozë, 1.1 cc për kg tubera. Temperatura në dhomë duhet të jetë 24°C. Pas 24 orësh dhoma ajroset dhe mbahet me lagështirë të lartë ajrore dhe temperaturë mbi 20°C. Pas 5-7 ditësh fara është gati për mbjellje. Rendite është preparat kimik shumë i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

  • Metoda e acidit giberilik

Tuberat e prerë të farës duhet të zhyten, për 10 minuta, në një tretësirë 2-10 cc acid giberilik. Pastaj tuberat vendosen në lagështirë të lartë ajrore, me temperaturë mbi 20°C dhe ndiqet ecuria e bulëzimit.

  • Metoda e disulfitit të karbonit (S2C)

Kjo metodë konsiston në vendosjen e tuberave të farës, për tre ditë në temperaturë rreth 20°C në një dhomë pa qarkullim ajri. Doza e përdorimit është 12.5-25 ml (S2C) për 1 m3 vëllim dhome. S2C është helmues, i djegshëm e shpërthyes. 

  • Metoda e trajtimit me temperaturë dhe lagështi të lartë

Një metodë e mirë e bulëzimit të farës së patates është mbajtja e saj në kushte të temperaturës 15-20°C dhe lagështirë të lartë ajrore 80-90% të vendit të vendit të vendosjes që mund të jetë rërë, apo gropa në hi druri ose tallash druri. Pas 21 ditësh fara e bulëzuar e patates është gati për mbjellje.

Në cilat toka shkon më mirë patatja?

Patatja, ka kërkesa të larta për tokën. Pëlqen tokat e lehta ranoargjilore, aluvionale dhe ato torfike, me pH 4.5-7.5.  Gjendja fizike e tokës luan rol të rëndësishëm. Ajo duhet të jetë e shkrifëruar thellë, e përshkrueshme nga uji, ajri dhe ngrohtësia, që të zhvillohen më mirë sistemi rrënjor, stolonet dhe tuberat. Për të krijuar këtë gjendje të tokës, merr rëndësi të madhe, përgatitja e saj. Sistemi i punimit të tokës varet nga përbërja e mekanike, kushtet klimaterike dhe parabima.

Të realizosh një rritje të mirë e të shpejtë të bimëve, tuberat “farë”, duhet të mbillen në kushte të lagështirës së mjaftueshme të tokës.

Shtrati i farës nuk duhet të jetë plisor, sepse humbet shpejt lagështinë dhe thahet. Gjithashtu, shtrati duhet të jetë i thellë, i shkrifët, që të përshkohet lehtë nga sistemi i dobët rrënjor i bimës së patates. Punimet, duhet që të kryhen në kohën e duhur, toka të ketë lagështirë të përshtatshme dhe gjatë punimit të “derdhet” plotësisht. Nëse toka është shumë e lagësht duhet pritur dhe nëse është e thatë, ujitet.

Përgatitja e shtratit të përshtatshëm të mbjelljes, krijon mundësi që pas mbjelljes së tubereve “farë”, të bëhet mbirje uniforme dhe punimet e mëvonshme si prashitjet dhe mbushjet të kryhen të plota dhe cilësore.

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë patates? 

Patatja jep rendimente të larta, kur mbillet pas drithrave ose bishtajoreve. Mund të shkojë edhe pas perimeve me përjashtim të domates dhe patëllxhanit. Mbillet edhe pas livadheve. Kur mbillet pas jonxhës duhet patur kujdes të kryhet punimi i thellë i tokës dhe largimi i plotë i rrënjëve, të cilat, në të kundërt, mund të mbijnë dhe të bëhen pengesë për zhvillimin e patates.  Patatja është parabimë shumë e mirë për të gjitha kulturat bujqësore, sidomos për drithrat sepse e le tokën të pastër nga barërat e këqija dhe të pasur me lëndë ushqyese.

SI DUHET TË PËRGATITET TOKA PËR MBJELLJEN E PATATES? 

Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e patates duhet të kemi parasysh këto specifika të saj:

  • Punimi i tokës

Në tokat argjilore, punimi i tokës kryhet, porsa toka lirohet nga parabima. Ky plugim kryhet në thellësinë 31 – 35 cm. Për tokat e lehta, plugimi kryhet, në thellësinë 26 – 30 cm.

Frezimet ose diskimet, duhet të bëhen në 4 – 7 ditë para mbjelljes së farës, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. 

  • Kanalet kulluese dhe vaditëse

Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.

  • Plehërimi i tokës

Sasia e plehërave organike dhe kimike që përdoren në një sistem plehërimi të patates, varet nga pjelloria e tokës dhe nga rendimenti i pritshëm për njësi të sipërfaqes tokës së mbjellë me patate. 

Raporti N:P:K është 1.8 : 1 : 2.5. Kultura e patates reagon mirë ndaj plehut organik dhe sidomos kur përdoret në masën 250 – 300 kv/ha. Për t’u orientuar më mirë me dozat dhe mënyrën e plehërimit të patates sipas llojeve të ndryshme plehrash, duhet të kihet parasysh se për një rendiment me 300 – 400 kv/ha patate duhen kombinuar mirë plehu organik me plehrat azotike, potasike, fosforike, magneziale etj.

  • Sasia dhe raporti i plehërimit 

Si përcaktohet sasia e plehrave që duhen përdorur tek patatja? 

Për të prodhuar 10 kv prodhime të freskëta patate, kërkohen 3 kg fosfor ( P2O5 ), 7.5 Kg potas ( K2O ), dhe 5.3 kg azot ( N2O ) të shprehura në lëndë aktive. 

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Mbjellja dhe kultivimi i patates verore.

Data e publikimit: 07/08/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
la6jye

-🌍 Hello World! https://national-team.top/go/hezwgobsmq5dinbw?hs=bbd33ae2a56bdf0c04fe7587b2cc11d2 🌍


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GOJY BERRYT NË FUSHË TË HAPUR

Përse ka rëndësi përhapja e Gojy berry në vendin tonë ?

Lexo më shumë

PROBLEMATIKA E AKUMULIMIT TË NITRATEVE NË PERIME

Një nga faktorët që çon në uljen e cilësisë së prodhimit bimor, është edhe abuzimi me përdorimin e tepërt të plehrave kimike dhe kryesisht ato azotike. Ndër kulturat më të ndjeshme në këtë drejtim, janë perimet e sidomos ato gjethore.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SPINAQIT TË ZELANDËS SË RE NË FUSHË TË HAPUR

Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË QEPËS ME QEPUJKË NË FUSHË TË HAPUR

Cilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?

Lexo më shumë