Lançimi zyrtar i Qendrës ABA dhe platformës digjitale ABA online




Qendra ABA është zëri i fermerëve shqiptarë!

Qendra ABA (Agro Biznes Asistencë) u krijua me iniciativën dhe mbështetjen e FED invest dhe të Projektit “Përfshirja financiare e fermave familjare në Shqipëri” financuar nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar - JICA. Me qëllim ofrimin e shërbimeve çdo fermer shqiptar, kjo qendër ka zhvilluar platformën digjitale ABA online. Kërkesat për ngritjen e qendrës së fermerëve janë rritur bashkë me suksesin e FED invest dhe anëtarësisë. 

Parapërgatitjet për lançimin zyrtar të ABAs kanë filluar herët në janar të këtij viti. Për shkak të pandemisë globale COVID-19 dhe në përputhje me rregulloret e OBSH-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, si dhe rregulloreve të brendshme të FED invest, lançimi zyrtar i ABAs do të realizohet online. Ky event pritet të zhvillohet në janar 2021, përmes platformës ZOOM. 

Regjistrohuni në revistën ABA online për të mos humbur zhvillimet më të fundit në ABA. 

Data e publikimit: 25/01/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: