Përse duhet përdorur sistemi i kontrollit të tenjës së ullirit?




Kontrolli i dëmtuesit mbi bazën e biologjisë së insektit dhe dendësisë së popullatës jep mundësi për të patur një monitorim si dhe një kampionim për të bërë të mundur ecurinë dhe vlerësimin e dëmit nga ky dëmtues.

Kurthe me ferromone

Monitorimi dhe kufiri kritik
Përdorimi i kurtheve me ferromone është i nevojshëm për të përcaktuar momentin për trajtim kimik. Instalimi i kurtheve me ferromone 3 për ha bëhet gjatë muajit maj sapo fillojnë fluturimet e breznisë antofage (lulet).

Flutura e tenjës e rënë në kurth

Ndërhyrjet agronomike 

Ndikimi i përzierjes së Varieteteve
Prania e disa varieteteve të ullirit që lulëzojnë herët ose kultivarëve për tavolinë me fruta të mëdhenj janë tërheqës për tenjën e ullirit duke qenë joshës për vendosjen e vezëve.

Ndikimi i krasitjes
Krasitja duke ndikuar mbi numrin e luleve dhe të ullinjve në pemë kushtëzon përqindjen e ullinjve mbi të cilat depozitohen vezët e tenjë së ullirit. Sa më pak fruta ndodhen në një ulli aq më e lartë është përqindja e frutave në të cilën vendosen vezët e tenjës.

Kujdes!
Rreziku është më i lartë në ullinjtë e krasitur rëndë. Pesha e frutit influencon në rrëzimet e shtatorit, si rrjedhojë krasitjet e rënda kanë si rezultat një rritje të madhe të peshës së frutit.

Ndikimi i zgjedhjes së kultivarit
Në përgjithësi ullinjtë kokërr vogel janë më rezistentë se ato kokërrmadh.

Cilat janë mjetet e ndërhyrjes kimike?
Zakonisht përdoren lëndë aktive me veprim citotropik për të bllokuar larvat e reja të cilat sapo kanë depërtuar në brendësi të kokrrës së ullirit.

Rekomandim!
Për kontrollin e këtij dëmtuesi të përdoret Rotenoni si dhe vajrat mineralë të bardha në dozën 1 %. Trajtimi me Bacillus thuringiensis kundër breznisë antofage, vajra mineral të bardha 1% dhe Derris eliptica. Vlen të theksohet se përdorimi i Bacillus Thuringiensis Berliner ka treguar një ngordhshmëri të lartë në larvat e reja që ndodhen në lule, duke reduktuar shkallën e infeksionit në brezninë pasardhëse dhe pa pasur efekte sekondare ndaj armiqve natyralë.

Ndërhyrja kimike realizohet me prezencën e larvave që sapo depërtojnë kokrrën e ullirit.
Gjatë kësaj kohe merren kampione të frutave të ullirit për të verifikuar prezencën e vezëve e të larvave me qëllim që përcaktohet përqindja e infeksionit.

Kufiri kritik:

  • Për ullinjtë për tavolinë 5-7 % e infeksionit (shuma e vezëve dhe larvave që sapo kanë depërtuar në kokërr).
  • Për ullinjtë për vaj 10-15 % e infeksionit (shuma e vezëve dhe larvave që sapo kanë depërtuar në kokërr).

Ndikimi i temperaturës 
Temperatura minimale është 12-13°C ndërsa temperatura optimale 25-30°C. Temperatura ka influencë në vezëvendosje. Zhvillimi normal i vezës në temperaturë 18°C, temperatura mbi 27-28°C ngadalësojnë zhvillimin duke shkaktuar shpesh herë ngordhshmërinë e vezëve të breznisë karpofage. Temperaturat e larta vrasin larvat e breznisë karpofage (frutin).

Data e publikimit: 14/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Kontrolli i tenjës së ullirit dhe monitorimi i saj me ferromone

Pse duhet mbrojtur nga tenja e ullirit?

Lexo më shumë