SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E BROKOLIT NË FUSHË TË HAPUR




Cilat janë sëmundjet dhe dëmtuesit e brokolit në fushë të hapur?
Brokoli, ashtu si lulelakra dhe lakra kokë gjatë gjithë periudhës së kultivimit, dëmtohet nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e kualifikuar të specialistit të fushës.

Pse përbëjnë problem sëmundjet?

  • Shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit.
  • Ulet vlera tregtare
  • Ulen të ardhurat për njësi prodhimi

Hernia e Lakrës

  • Është sëmundje shumë e rrezikshme dhe e vështirë për t’u luftuar.
  • Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm si dhe trajtimi i tokës me avull të nxehtë dhe fumigantë.

Fuzarioza

  • Është një sëmundje që shkakton zverdhjen e gjetheve dhe pengon rritjen e bimëve.
  • Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm
  • Luftohet mirë me fungicid me bazë sulfat bakri cuproxat

Vrugu 

  • Gjatë periudhës së vjeshtës, kur temperaturat ulen dhe lagështia e ajrit rritet, bimët e lulelakrës mund të preken nga vrugu dhe alternaria, duke dëmtuar kryesisht gjethet.
  • Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm, por pa neglizhuar përdorimin e preparatit me bazë oxiklorur bakri, pasi ka dhe efekt parandalues.

Afidet

  • Në fazat e para të zhvillimit por dhe në vegjetacion, lulelakra mund të preket nga disa dëmtues sikurse janë afidet dhe flutura e natës.
  • Luftohen me insekticide me veprim kontakti ose sistemik.
  • Insekticidet biologjike me bazë Bacillus thuringensis, janë shumë të efektshme kundër larvave që dëmtojnë perimet e familjes kryqore.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen e brokolit dhe Ruajtjen e Frutave pas vjeljes

Data e publikimit: 11/09/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

KANCERI BAKTERIAL (Cmm) në domate

Kanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm)

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ÇIKORES

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ASPARAGUT

Kultivarët dhe hibridet e asparagut më të përshtatshëm për kultivim në vendet e mesdheut dhe tek ne

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I FINOKUT

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë