VJELJA DHE PËRPUNIMI PAS VJELJES




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Vjelja

Bima rritet shpejt dhe prodhon lule pas 40 - 50 ditësh. Lulëzimi, tek kalendula, është i vazhdueshëm, i shkallëzuar, nga fillimi i qershorit deri në ngricat e vjeshtës. Farat piqen në gusht. Vjelja mund të përsëritet çdo dy ose tre ditë, në përputhje me ritmin e lulëzimit, deri në ngrica. Nëse lulet vilen vazhdimisht, atëherë do të formohen lule të reja, rreth 20-50 lule për bimë.

Si mblidhet kalendula? 

Mblidhet e tërë kaptina lulore, me diametër 3-5 cm, duke u këputur në rrëzë të lidhjes së saj me bishtin. Varësisht nga specifikimet e produktit, petalet mund të shkëputen nga kaptina. Në rastet e tjera, lulesat thahen së bashku me nënpetalet (me gjithë kupë).

  Petale të thara të shkëputura nga kaptinat                                                            Petale të thara së bashku me kaptinat

Përpunimi pas vjeljes 

Tharja e luleve të vjela duhet të jetë e shpejtë me qëllim që të përftohet produkt me përmbajtje të lartë të karotenoideve dhe flavonoideve, që në thelb pasqyrohet në ruajtjen e ngjyrës portokalli të kaptinave. 

Duhet shmangur ekspozimi i gjatë në diell i produktit të vjelë. Lulet e  sapo vjela përhapen në shtresa të holla, ose vendosen në tharës artificialë. Tharja duhet të kryhet menjëherë pas vjeljes, duke nisur me temperatura më të larta (50-60°C) për të eliminuar me shpejtësi vesën, që kondenson nga frymëkëmbimi dhe uji i bimës, por edhe për të fiksuar ngjyrën. Më pas, temperatura ulet menjëherë në 35-40°C, për të mos denatyruar principet aktive. 

Raporti i tharjes (raporti masë e njomë me atë të thatë) është 7-8:1. Produkti duhet të thahet deri sa lagështia të bjerë nën 10%, në të kundër lulet e kalendulës mund të kalben brenda pak ditësh.              

Gjatë ruajtjes së produktit në magazinë mund të hasen insekte, si Ptinus fur L., Lasioderma serricorne L. dhe koleopterë (krahë fortë) të tjerë. Për luftimin e drejtpërdrejtë mund të përdoren bioinsekticide si Pyrethrin dhe Rotenon, azadiraktina dhe acide yndyrore (përbërje sapuni), vajin Neem ose përzierje insekticidesh. 

Produkti i përgatitur duhet të jetë cilësor dhe pranohet vetëm produkti me lule të plota dhe ngjyrë të verdhë të ndezur deri në portokalli dhe mesi i kaptinës të mos jetë ngjyrë kafe. Produkti i thatë është shumë higroskopik (thith lehtë lagështinë ajrore), prandaj menjëherë pas tharjes duhet të ambalazhohet në thasë plastikë ose thasë letre me shtresa. 

Prodhimi i kaptinave lulore të freskëta shkon nga 6 - 10 t/ha, si shuma e të gjithë vjeljeve gjatë vitit. Rendimenti i pritshëm është 500 deri 800 kg/ha petale të thara.

Data e publikimit: 07/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MBROJTJA NGA SËMUNDJET, DËMTUESIT DHE VJELJA E PRODHIMIT TEK FTOI

Cilat janë disa nga sëmundjet kryesore të ftoit dhe Masat e parandalimit dhe kontrollit?

Lexo më shumë

VJELJA DHE THARJA E AGULIÇES

Cilësia e prodhimit varet kryesisht nga kushtet e tharjes. Në asnjë rast tharja nuk mund të bëhet në dritë të madhe apo në diell.

Lexo më shumë

VJELJA DHE TRAJTIMI PAS VJELJES I ROZMARINËS

Kur është koha e korrjes së rozmarinës?

Lexo më shumë

KORRJA DHE SHIRJA E LULEDIELLIT

Çfarë duhet të bëni me farat e lulediellit pas korrjes?

Lexo më shumë