REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Nën ndikimin e disa faktorëve, sikurse janë pandemia dhe konflikti në Ukrainë, siç dihet çmimet e inputeve bujqësore kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Strukturat e fermave blegtorale janë në ndryshim të vazhdueshëm si rezultat i rënies së numrit të krerëve, në disa raste edhe mbylljes së aktivitetit të fermave të vogla me një apo dy krerë. Forcat e punës të angazhuara në blegtori mbeten kryesisht moshat e avancuara, pasi të rinjtë po ushtrojnë më pak aktivitetin blegtoral. Teknologjitë dhe praktikat e mbarështimit janë në shumë raste të pa-përditësuara. Tregu i shitjes së produkteve, sikurse qumështi, për një kohë të gjatë ka pësuar goditje duke arritur në kuotat më të ulta prej 32-35 lekë për litër. Si rezultat i ekonomisë së vogël të shkallës dhe mungesës së bashkëpunimit, konkurrueshmëria si brenda vendit ashtu edhe me vendet e rajonit mbetet sfidë. Nevoja për të marrë vendime të zgjuara mbi operacionet në fermë bazuar në të dhëna të sakta bëhet mëse e domosdoshme.
Duke konsideruar sfida të tilla me të cilat përballet sektori blegtoral, qendra ABA ndërmori një studim të kostos aktuale të prodhimit nga fermat blegtorale të orientuara drejt prodhimit të qumështit në zonën e Lushnjes. Bazuar në strukturën e fermave blegtorale, ku mbi 90% të tyre e përbëjnë fermat me 1 deri në 5 krerë, analizat u përqëndruan në ferma me 5 krerë, 10 krerë dhe mbi 50 krerë.
Analizat ekonomike, synuan në përcaktimin e kufirit të efiçencës së fermës blegtorale në kushtet aktuale të çmimeve të inputeve, çmimeve të produkteve nga ferma, mënyrës së menaxhimit dhe numrit të krerëve të mbarështuar. Këto analiza ju shërbejë fermerëve:
Sikurse ato ju shërbejnë edhe oficerëve të kredisë së FED Invest për tu orientuar gjatë analizës së aktivitetit blegtoral të klientëve të tyre potencialë.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Çfarë duhet mbajtur parasysh për të realizuar një analizë ekonomike.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilët faktorë ndikojnë në ngrohjen (djegien) e barit të jonxhës dhe barit të livadhit?
Lexo më shumëCilat janë nivelet e rrezikshme të temperaturave dhe ndikimi i tyre mbi cilësinë e barit?
Lexo më shumëCfarë mund të bëni me barin e dëmtuar?
Lexo më shumëVlerësimi me pikë i kondicionit trupor tek gjedhi është një metodë që shërben për të vlerësuar kondicionin trupor të kafshës, ose nivelin e dobësimit apo atë të dhjamosjes së tyre.
Lexo më shumë