Event: 23/07/2026 - 19/08/2026
Tema: Praktikat e Mira të Kultivimit, Korrjes dhe Pas-Korrjes së Rozmarinës
Data e aktivitetit: 23 Korrik 2026
Ora: 16:00
Vendi: Radë, Durrës
Qëllimi: Nëpërmjet këtij demonstrimi synojmë që të evidentojmë:
- Prezantimin dhe demonstrimin në mënyrë praktike teknologjinë e kultivimit të rozmarinës, duke përfshirë prodhimin e fidanëve, përzgjedhjen e varieteteve/kemotipeve sipas destinacionit të përdorimit, praktikat e kultivimit, korrjen dhe trajtimin pas korrjes, në përputhje me Praktikat e Mira Bujqësore (GAP) dhe Praktikat e Mira të Kultivimit dhe Grumbullimit (GACP).
- Përmirësimin e njohurive dhe aftësitë praktike të fermerëve, këshilluesve bujqësorë dhe aktorëve të zinxhirit të vlerës mbi teknikat që sigurojnë prodhim të qëndrueshëm, rendiment të lartë, cilësi optimale të lëndës së parë dhe vajit esencial, si dhe orientimin e prodhimit drejt kërkesave të industrisë farmaceutike, kozmetike, parfumerisë dhe industrisë ushqimore.