Kujdesi Shëndetësor i Lopëve në Fazën e Tharjes




E dini cili është burimi kryesor i sëmundjeve më kritike që shfaqen tek lopët gjatë fazës së tharjes? 
Çrregullimet metabolike, pra të ushqyerit dhe problemet me menaxhimin e ushqimit. 

Kujdes! Rishikoni në detaje të gjithë programin e të ushqyerit të lopëve në fazën e tharjes, nëse në fermë do të keni mbi 5% të lopëve me ethe qumështi; mbi 5% me zhvendosje të mullëzës; mbi 8% me mbajtje të placentës; dhe mbi 3% me ketoza. 

Cilat janë sëmundjet më kritike gjatë kësaj faze?

Ethja e Qumështit

Çfarë është? – Problem metabolik nga niveli i ulët i kalçiumit në gjak.

Kush janë shenjat? – Agresivitet, dridhje të muskujve të kokës dhe gjymtyrëve, qafë e kthyer nga ngërçi në formën e gërmës “S”, tharje e fytyrës, sy të ndezur, gjymtyrë dhe veshë të ftohtë, kapsllëk, përgjumje, rrahje të dobëta e të shpeshta të zemrës, temperaturë nën normalen.

Përse shkaktohet? – Shterim i kalçiumit përmes kulloshtrës dhe qumështit menjëherë pas pjelljes.

Si parandalohet? – Siguroni racionin e duhur ushqimor veçanërisht 21 ditë para pjelljes. Mbajini lopët nën mbikqyrje me qëllim zbulimin e hershëm të ethes së qumështit. Menjëherë pas pjelljes ofrojini lopëve kalçium shtesë.

Ketozat

Cfarë është?  Ndodh kur kërkesa për energji është më e madhe se energjia e ofruar përmes ushqimit nga fundi i barrsmërise kur nevoja për rritjen e viçit arrin kulmin, sikurse dhe në javët e para të laktacionit kur lopa nuk e plotëson humbjen e energjisë për prodhimin e qumështit.

Cilat janë shenjat? – Rënie e prodhimit të qumështit, humbje në peshë ulje e oreksit, manteli i topitur, erë e keqe e frymës, erë e rëndë e qumështit, temperature, agresivitet.

Përse shkaktohet? – Mungesa e balancës energjitike, që sjell mungesë të glukozës.

Si parandalohet? – Ofrojini lopëve sasi të mjaftueshme ushqimesh energjitike si bar cilësor, silazh apo drithera. Ruani kondicionin e duhur trupor të lopëve pa i dhjamosur ato, duke siguruar një pjellje të lehtë. Konsultohuni me veterinerin e zones.

Dhjamosja e Mëlçisë

Cfarë është?  Sëmundje metabolike kur mëlçisë së një lope i ofrohet sasi e lartë yndyre për të përpunuar. Në këtë rast lopët ndikohen gjithashtu nga një sërë sëmundjesh të tjera metabolike dhe infektive, ulin prodhimin e qumështit dhe shpesh përfundojnë në skartim.

Cilat janë shenjat?  Ulje e prodhimit të qumështit, prishje e oreksit, shfaqje e ethes së qumështit, ketozave, mastitit, ulje të fertilitetit.

Përse shkaktohet? – Balancë negative e energjisë. Dhjamosja mund të krijohet brenda 24 orëve tek një lopë e pa ushqyer, afër pjelljes. Pasi depozitohet ne mëlçi, përqëndrimi i dhjamit nuk bie derisa lopa të kalojë në një balancë positive energjie.

Si parandalohet? – Siguroni kondicionin e duhur trupor të lopës gjatë fazës së fundit të barrsmërisë. Në lopët e mbidhjamorusra ofroni suplemente glukoze. Mos ndryshoni dietën gjatë periudhës së tharjes, minimizoni stresin e lopëve, mbani të njëjtat kushte.

Mbajtja e Placentës

Mbajtja e Placentës

Çfarë është? – Fenomeni kur placenta nga ana e viçit nuk shkëputet nga placenta në anën e nënës, ose pamundësia për nxjerrjen e membranës së fetusit brënda 24 orëve pas pjelljes. Kujdes! Mbajtja e placentës rrit rrezikun për tu prekur nga ketozat, mastiti, si dhe abortimi në barrsmërinë pasardhëse.

Cilat janë shenjat? – Një membranë e prishur, e zbardhur, me erë të keqe qëndron e varur nga ovula. Kur membrana mund të qëndrojnë brenda mitrës dhe nuk është e dukshme, shfaqet një rrjedhje me erë të keqe.

Përse shkaktohet? – Mbajtja e placentës është kryesisht pasojë e keq menaxhimit të tufës veçanërisht në periudhën e tharjes.

Si parandalohet? – Menaxhoni sa më mirë lopët në periudhën e tharjes përmes të ushqyerit veçanërisht siguroni praninë e magnezit si burim mineral; rrisni aftësinë për marrjen e lëndës së thatë; ruani kondicionin e duhur trupor; si dhe krijoni një mjedis të pastër e të thatë. Mos bëni heqjen me dorë të placentës, pasi kështu do të shkaktoni më shumë probleme.

Zhvendosja e Mullëzës 

Çfarë është? – Mbushja me gaz dhe ngjitja në pjesën e sipërme të abdomit, pra “zhvendosja” e mullzës (ose stomakut të vërtetë)

Cilat janë shenjat? – Humbje e oreksit, ulje e prodhimit të qumështit, ulje e ripërtypjes, diare e lehtë.

Përse shkaktohet? – Gjatë barrsmërisë mitra e zhvendos mullëzën, ndaj pas pjelljes mullëzës i duhet të kalojë në pozicionin e saj normal duke rritur kështu rrezikun për zhvendosje. Gjithashtu, nga të ushqyerit e pa përshtatshëm mullëza nuk funksionon siç duhet dhe grumbullon gazra që e zhvendosin në pjesën e sipërme.

Si parandalohet? arantoni kondicionin e duhur trupor. Siguroni hapsirën e duhur në grazhd. Minimizoni ndryshimet e racionit ushqimor nga faza e vonë e tharjes në fillimin e laktacionit. Parandaloni dhe trajtoni siç duhet ethen e qumështit, mastitet si dhe mbajtjen e placentës, pasi ato ulin aftësinë e marrjes së ushqimeve. Rrisni rehatinë e lopëve dhe ulni stresin e tyre.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Çështë të Tjera Menaxhimi

Data e publikimit: 12/12/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Jam shume mut te madh

-Muti


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE

Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.

Lexo më shumë

LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH

Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?

Lexo më shumë