Njihuni me historinë e suksesit të fermerit Tomorr Fisheku




Takojmë Tomorrin, nën hijen e një ulliri para shtepisë në buzë të rrugës kryesore e cila të çon në qytetin e Beratit. Ai sapo po kthehet nga tregu i shumicës, “I kam shitur të gjitha”, shprehet ai krenar. Kamioni me të cilin transporton duket i ri dhe në gjendje të mirë. “Tani e kam blerë, me mbështejen e FED invest dhe disa kursime që kisha mënjanë. Më ka lehtësuar tejmase punën, sepse më parë kisha një makinë të vjetër e cila kërkonte shumë mirëmbajtje dhe nuk kishte kapacitet. Tani mund të transportoj dy deri në trefishin e ngarkesës.”

Fermeri Tomorr Fisheku

"Para 10 vitesh, kisha vetëm 1 dynym serrë diellore. Tani që flas kam rreth 5 dynym, por mendoj në të ardhmën ta zgjeroj  prapë sipërfaqen, ndoshta me ndihmen e FED-it, sepse tregu ka shumë kërkesë. Kjo është sfida ime e ardhshme shtimi i serrave, gjetja e një tregu më të madh dhe sigurisht një çmimi më të mirë." 

“Ne jetojmë prej vitesh në fshatin Polizhan, Berat dhe tani jemi tre gjenerata që jemi vendosur në këtë zonë. Kemi një biznes familjar si shumica e fermerëve. Poshnja është një zonë që njihet për prodhimin e specit prandaj jemi fokusuar tek ky produkt, por ka edhe avantazhe të tjera: Speci ka një sezonalitet më të gjatë dhe mund ta vjelim dy herë për sezon.”

Si të gjitha fermat familjare produktet e kultivuara janë të ndryshme. Tani në këtë fermë mund të gjejmë pjepër të varietetit kotollup dhe shalqi të cilët janë frutat më të kerkuara në korrik dhe gusht. Madje shikojmë në buzë të rrugës disa tezga ku tregtohet shalqiri dhe pjepri. Ata pohojnë se këto produkte janë bio dhe disa herë janë të huajt që ndalojnë për te blerë, janë kureshtarë, e dinë që është bio dhe pa hile.

"Afërsisht kemi 4000 m² serra dhe rreth 3000 m² ullishite të cilat janë karakteristike të zonës, theksojmë së Berati është i njohur për prodhimin e vajit të ullirit. ‘’Tani jemi stabilizuar dhe fokusoheni vetëm tek prodhimi në serrë, të cilin tashmë jemi të lidhur me tregtar të mëdhenj dhe e dergojmë direkt për eksport."

Spec serre për eksport
Vëllezërit Fisheku

"Në këtë sezon nuk pushon zilja e celularit, sepse kjo periudhë ka shumë kërkesë. Ne jemi dy vëllezër dhe i kemi ndarë tokat, por punojmë bashkë për të ulur kostot për transportin, fidanët dhe pesticidet."

"Oficeri i kredisë më ndihmoi të shikoja më mirë situatën financiare. Ta hidhja në letër, të mbaja shënime mbi shitjet dhe shpenzimet në mënyrë të rregullt, që të përballoja edhe situatat e vështira për arsye të ndryshme familjare, tregu apo fatkeqësi natyrore", shprehet Tomorri. 

Data e publikimit: 23/06/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: