RËNDËSIA E JONXHËS SI USHQIM PËR BLEGTORINË




Jonxha është një nga bimët më të rëndësishme foragjere për faktin se është një ushqim voluminoz, me cilësi të lartë dhe i pëlqyer, veçanërisht nga gjedhi. Bari i jonxhës është i pasur në proteina, yndyrna, vitamina si A, B1, B2, D, E, K, C, si dhelëndë minerale. Bari i thatë i jonxhës përmban rreth 18-20% proteinë. Ndaj, jonxha si ushqim për blegtorinë ka vlera shumë të larta ushqyese, ka tretshmëri të mirë dhe përvetësohet mjaft mirë nga gjedhët. 

Duke kultivuar jonxhën, ju jo vëtëm siguroni proteinë me çmimin më të lirë të mundshëm, por mundësoni edhe pasurimin e tokës për bimësinë pasuese, siç mund të jenë drithërat, pasi jonxha duke qënë një bimë azotfiksuese siguron plehun azotik për bimën pasardhëse. 

A e dini se nga përmbysja e një hektari jonxhë ju i keni siguruar tokës rreth 120 kv lëndë organike? 

Njëkohësisht jonxha e mban tokën të pastër nga barërat e këqija për kulturën pasardhëse.  Jonxha është bimë e cila mundëson shkriftimin e tokës për shkak të sistemit të thellë rrënjor. Sistemi rrënjor i jonxhës duke qënë i thellë ndihmon në përmirësimin e kullimit të tokës, mundëson rritjen e rezistencës ndaj thatësisë, lufton sëmundjet duke ndërprerë ciklin e tyre. Në mënyrë të veçantë në terrene të pjerrëta, jonxha mundëson edhe mbrojtjen e tokës nga erozioni.

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me Teknologjinë e Kultivimit të Jonxhës

Data e publikimit: 05/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

PYETJET MË TË SHPESHTA NË FUSHËN E BLEGTORISË - II

Duke ndarë me ju një përmbledhëse të tillë të situatave që hasin fermerë të ndyshëm me tufat e tyre, ju mund ti paraprini ngjarjeve në fermën tuaj dhe të jeni të përgatitur për t'i përballuar ato në kohë.

Lexo më shumë

ÇFARË ËSHTË E RËNDËSISHME TË DINI NDËRSA SHKOJMË DREJT ANËTARËSIMIT TË VENDIT NË BASHKIMIN EUROPIAN

Çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.

Lexo më shumë

MEDIKAMENTET VETERINARE DHE USHQIMET ME PËRMBAJTJE MEDIKAMENTESH

Për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë përgatitur rregulla uniform për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve nga efektet potenciale të këtyre mbetjeve.

Lexo më shumë

ÇFARË ËSHTË KOMPOSTIMI DHE VLERAT E TIJ

Keni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?

Lexo më shumë