MBËSHTETJA E EKSPORTIT TË VAJIT TË ULLIRIT NËPËRMJET PËRMIRËSIMIT TË CILËSISË




U lancua iniciativa e cila synon të forcojë eksportin e vajit të ullirit. Kjo iniciativë do të implementohet nga KASH në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Shoqatën Shqiptare të Vajit të Ullirit, FED Invest si dhe me mbështetjen e RisiAlbania, një projekt i Agjensisë Zviceriane për Zhvillim, SDC, i implementuar nga Helvetas.

Qëllimi është të forcohet eksporti i vajit të ullirit falë mbështetjes që do t'i jepet këtij sektori si mëposhtë:

1. Identifikimi i poseiduesve të vajit tepricë për shitje në sasi dhe cilësi.

2. Ngritje kapacitetesh dhe ndërgjegjësimi rreth praktikave më të mira në prodhimin dhe ruajtjen e cilësise së vajit të ullirit.

3. Analiza të vajit të ullirit me qëllim ndihmën ndaj eksportuesve në aksesimin e tregjeve me vlerë të lartë.

4. Mbështetje të bashkëpunimit midis aktorëve të ndryshëm, përfshirë: QTTB, AREB, pushteti lokal, fermerët, përpunuesit dhe kompanitë e eksportit. 

Data e publikimit: 18/06/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: