Vjelja e prodhimit të mollës




Vjelja e frutave bëhet në varësi të destinacionit te përdorimit të tyre. 

  • Konsum të freskët
  • Përpunim industrial

Pjekuria e frutave klasifikohet në dy kategori: 

  • pjekja fiziologjike (pjekja për përpunim industrial)
  • pjekja tregtare (pjekja për konsum të freskët)

Në pjekjen fiziologjike fruti arrin të gjitha vlerat ushqimore dhe madhësinë fizike. Farat arrijnë fazën e pjekjes së plotë të tyre (marrin ngjyrën kafe të errët). Në këtë periudhë bishti i frutit shkëputet lehtë.
Ne pjekjen tregtare, fryti ka arritur te vlerat më të mira për t'i qëndruar transportit, ambalazhimit dhe manipulimit për treg

Vjelja e frutave për konsum të freskët

Frutat duhet të jene në pjekjen për konsum, d.m.th. frutat të kenë marre pjekurinë, ngjyrën dhe shijen e duhur. Vjelja duhet të bëhen vetëm me dorë. Për këtë qëllim është e detyrueshme të përdoren kosha, shporta dhe lloje të tjera ambalazhi me qëllim që frutat e vjela të mos dëmtohen gjatë procesit te marketimit. Pas mbledhjes së frutave bëhet pastrimi dhe seleksionimi i tyre duke eliminuar frutat e shtypura, të tejpjekura dhe ato të pa pjekurat mirë dhe i vendosen nëpër ambalazhe kartoni apo plastike të posaçme  me kapacitete të ndryshme sipas standardeve përkatëse. Përqindja e sheqerit përcaktohet me refraktometër dhe duhet të jetë 11 -12%. 

Data e publikimit: 16/07/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MBROJTJA NGA SËMUNDJET, DËMTUESIT DHE VJELJA E PRODHIMIT TEK FTOI

Cilat janë disa nga sëmundjet kryesore të ftoit dhe Masat e parandalimit dhe kontrollit?

Lexo më shumë

VJELJA DHE THARJA E AGULIÇES

Cilësia e prodhimit varet kryesisht nga kushtet e tharjes. Në asnjë rast tharja nuk mund të bëhet në dritë të madhe apo në diell.

Lexo më shumë

VJELJA DHE TRAJTIMI PAS VJELJES I ROZMARINËS

Kur është koha e korrjes së rozmarinës?

Lexo më shumë

KORRJA DHE SHIRJA E LULEDIELLIT

Çfarë duhet të bëni me farat e lulediellit pas korrjes?

Lexo më shumë