Frutat e fikut nuk piqen njëherësh, kështu që ato hiqen në mënyrë selektive nga pemët. Shenjat e pjekurisë janë pikat e nektarit në lëkurë, butësia e frutave dhe ngjyra e tyre, që korrespondojnë me shumëllojshmërinë.
Gjithashtu, shenjë e pjekjes është edhe mos rrjedhja e lëngut të qumështit në vendin ku fiqtë e pjekur ndahen nga dega dhe shkëputja e lehtë e tyre nga pema.
Frutat mblidhen në mëngjes dhe gjatë vjeljes duhet të përdoren doreza pasi lëngu latex i fikut shkakton irritime të lëkurës.
Frutat e vjelë vendosen në arka një shtresore me kujdes që të mos goditen e shtypen. Nuk duhet vonuar vjelja e fiqve të pjekur sepse ato prishen shumë shpejt duke humbur pamjen e tyre.
Fruti i freskët nuk ruhet mirë. Fiqtë e freskët mund të ruhen në frigorifer në temperaturën 0°C dhe lagështinë 85-90% për 10 ditë.
Fiqtë për tharje mblidhen të tejpjekur, vendosen të thahen në diell. Fiqtë e thatë vargëzohen ose paketohen, ruhen dhe tregtohen për një kohë të gjatë.
Për të parandaluar kalbëzimin gjatë tharjes mund të bëhet sulfurimi. Fiqtë e tharë mund të ruhen 6 – 8 muaj.
E rëndësishme! Për ruajtje, frutat e thata shpesh trajtohen me përbërës të tillë kimikë si:
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Ndër shërbimet kryesore, tek kjo pemë, mund të përmendim:
Lexo më shumë