Murtaja e ripërtypësve të vegjël, tashmë ka shfaqur praninë e saj në tufat e të imtave edhe në vendin tonë, gjë e cila është shfaqur fillimisht me shenjat e sëmundjes në një tufë të dhirtash në veri të vendit (Postribë, Shkodër) si dhe është verifikuar përmes analizave laboratorike në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) të cilat kanë rezultuar me prani të sëmundjes në mostrat e marra nga ferma për analizë.
Murtaja është një sëmundje shumë ngjitëse duke prekur në rradhë të parë ripërtypësit e vegjël si delet dhe dhitë sikurse edhe disa prej specieve të ripërtypësve të egër. Sëmundja shkaktohet nga një virus i familjes Paramyxoviridae, i cili prek indet e sistemit të tretjes dhe rrugëve të frymëmarrjes.
Fillimisht virusi është shfaqur në Afrikë, në Lindjen e Mesme, Indi, duke u përhapur me shpejtësi në kontinentin Aziatik dhe që nga viti 2016 është i pranishëm edhe në Europë. Në Korrik të vitit 2024, murtaja u shfaq edhe më pranë kufijve tanë pasi u zbulua për herë të parë në tufat e të imtave në Greqi dhe Rumani duke sjellë përhapje dhe humbje të konsiderueshme ekonomike. Me shfaqjen e rastit të parë edhe në Shqipëri, çdo blegtor duhet të mbajë nën vëzhgim të kujdesshëm dhe të zbatojë masa të koordinuara për parandalimin e sëmundjes dhe përballimin e saj në rastet kur shfaqet në tufë.
Cilat janë mënyrat e përhapjes së murtajës tek të imtat?
Murtaja përhapet kryesisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ndërmjet kafshëve të prekura dhe atyre që janë më të ndjeshme ndaj virusit. Përhapja ndodh përmes të gjithë sekrecioneve dhe jashtëqitjeve, veçanërisht gjatë fazës së hershme të sëmundjes që shoqërohet me ethe.
Gjithashtu kollitja dhe tështitja e kafshëve prodhojnë grimca që mundësojnë një transmetim të shpejtë në mënyrë horizontale nga një kafshë tek tjetra brenda tufës.
Bëni kujdes! Shpërthimet e sëmundjes favorizohen edhe nga strehimet e pa përshtatëshme, pa hapsira të nevojshme për krijimin e distancave dhe ku kafshët qëndrojnë shumë pranë njëra-tjetrës.
Faktor tjetër favorizues për përhapjen është gjithashtu dhe lëvizja e kafshëve veçanërisht gjatë shtegtimeve, apo tregtimit të tyre, si dhe nga sistemet e lira të mbarështimit. Përhapja e murtajës favorizohet gjithashtu edhe nga aktiviteti i botës së egër të kafshëve. Ndërkohë vlen të theksohet se deri më sot gjedhi, buajt/buallicat, dhe derrat konsiderohen si bujtës përfundimtarë të sëmundjes, pra edhe nëse mund të infektohen, nuk e transmetojnë virusin tek kafshët e tjera.
Sidoqoftë, ky artikull i adresohet edhe fermerëve që mbarështojnë gjedhin të cilët rekomandohen të mbajnë tufat nën vëzhgim të vazhdueshëm për shfaqjen e çfarëdolloj shenje të veçantë.
Bëni kujdes! Jetojmë në kohët kur viruset kanë gjithnjë e më shumë potencial në rritje për tu zhvilluar, mund të shfaqen modifikime (mutacione) të cilat mund të rrezikojnë edhe gjedhin. Për më tepër kujdes i shtuar duhet të tregohet në fermat mikse që mbarështojnë gjedhin dhe të imtat.
Edhe pse sëmundja nuk transmetohet tek njerëzit, sidoqoftë ajo ka ndikim në ekonominë e fermerëve mbarështues të kafshëve që preken, si dhe në rënien e numrit të kafshëve që tregtohen për konsum e për pasojë në ekonominë e konsumatorëve.
Cilat janë shenjat klinike të sëmundjes?
Periudha e inkubimit të virusit zgjat për rreth 4-5 ditë, pra aktiviteti i virusit fillon përpara shfqajes së shenjave klinike.
Kujdes! Virusi mund të vazhdojë të jetë i pranishëm në organizmin e kafshës për një periudhë mbi dy mujore edhe pas shërimit të saj, duke rritur kështu rrezikun e përhapjes në heshtje tek kafshët e tjera. Vëzhgoni dhe reagoni në rastin e shfaqjes së shenjave tipike të sëmundjes si:
Shpërndaj në rrjetet sociale: