KUJDESI SHËNDETËSOR I MËSHQERRAVE




Cilat janë sëmundjet më tipike që prekin mëshqerrat?

Fillesat e problemeve shëndetësore të mëshqerrave fillojnë me gjendjen shëndetësore të viçave menjëherë pas shkëputjes. Problemet më tipike që shfaqen lidhur me shëndetin e mëshqerrave deri sa ato pjellin dhe kalojnë në kategorinë lopë përfshijnë: parazitët e brendshëm dhe të jashtëm, sëmundjet infektive, çalimi si dhe mastiti para pjelljes

Si t'i trajtoni problemet që ju shkaktojnë parazitët?

Çfarë janë? – Gjallesat që prekin kafshët dhe varen prej tyre për ushqim e mbijetesë. 

Cilat janë shenjat? – Ulje e oreksit, humbje në peshë, ulje e shkallës së rritjes e zhvillimit. Si pasojë mëshqerrat shfaqin vonesa në arritjen në kohë të parametrave për ndërzimin e parë. 

Përse shkaktohen? Prania e tyre në trupin e kafshës vjen së pari si rezultat i mënyrës së tyre të jetesës. Parazitët e brendshëm përgjithësisht zhvillohen e shumëzohen në zorrë dhe dalin në ambjent përmes jashtëqitjes duke rritur praninë e tyre në mjedis. Kullotat e ndotura gjithashtu janë bazë për shumimin e mëtejshëm të parazitëve.

Si parandalohen? Bëni kujdes! Largoni kafshët e dyshuara që janë një burim i mundshëm i përhapjes së parazitëve; mbani higjenën e duhur në tufë, në enët e ujit dhe grazhdin e ushqimit; ndaloni kullotjen në parcelat e ndotura; ruani temperaturën, lagështinë dhe ventilimin e duhur në stallë me qëllim që parazitët të mos gjejnë terren për tu zhvilluar.  Mëshqerrat veçojini nga lopët, duke ulur kështu rrezikun e transmetimit të parazitëve. 

E rëndësishme! Mbani shënim kohën e shfaqjes së parazitëve, grupin më të prekur të kafshëve, si dhe medikamentin apo mënyrën më të efektshme për kontrollin e parazitëve. Sëbashku me veterinerin e zonës përgatisni protokollin e kontrollit të parazitëve. Analizoni feçet e mëshqerrave për praninë e parazitëve.

 

Çfarë janë sëmundjet respiratore (të frymëmarrjes)?

Çfarë janë? Në këtë grup bëjnë pjesë disa sëmundje që prekin sistemin e frymëmarrjes kryesisht me origjinë virusale. 

Cilat janë shenjat? - Kollitja, temperatura e lartë, rrjedhje e hundëve dhe syve, frymëmarrje e shpeshtë dhe vështirë, depresion, humbje oreksi.  Bëni kujdes! Viruset përgjegjëse për problemet respiratore mund të shkaktojnë edhe aborte, mungesë fertiliteti si dhe infeksione të vazhdueshme. 

Përse shkaktohen? – Prani e viruseve në mjedis dhe transmetimi i tyre ndërmjet kafshëve ose nga njëra fermë në tjetrën.  

 

Si parandalohen? – Bëni kujdes - infeksioni asnjëherë nuk eliminohet tërësisht, veçanërisht kur kafshët kalojnë gjendje stresi virusi ri-aktivizohet sërisht, ndaj kafshët e infektuara duhet t'i mbani nën kontroll pasi bëhen burim i transmetimit të sëmundjes. Kujdes! Me futjen e kafshëve të reja në fermë, kafshët e infektuara mbajini të izoluara dhe trajtojini me antibiotikë nën udhëzimin e veterinerit. Kafshët që janë bartës të vazhdueshme të infeksionit duhet t'i skartoni.

 

Si të vlerësoni kontrollin e thundrave?
Si parandalohet/kurohet? – Kryeni kontrollin e parë tek thundrat 2 muaj para se një mëshqerrë të realizojë pjelljen e parë. Mos largoni sasi të mëdha të shtresës së thundrës, por kryeni vetëm pastrime të lehta. Krijoni kushte të përshtatshme strehimi, siguroni një dysheme të thatë dhe të pastër, mundësojini mëshqerrave lëvizje në dysheme betoni me qëllim forcimin e thundrave, si dhe siguroni gropën e dizinfektimit si masë parandaluese.  

 

 

Rëndësia e kontrollit të mastitit para pjelljes


Çfarë është?Inflamim (infektim) bakterial i gjirit të lopës, por që prek edhe mëshqerrat në momentet e zhvillimit të gjirit të tyre para pjelljes. 
Cilat janë shenjat? - Skuqje, fryrje, ngrohje e gjirit të mëshqerrës, dhimbje kur gjiri preket.  
Përse shkaktohet? – Mastiti përhapet nga njëra mëshqerrë në tjetrën; përhapet përmes mjedisit të ndotur, përmes lëkurës së gjirit, ushqimit të viçave me qumësht të prishur; përmes kontaminimeve në jashtëqitje, në tokë, në vendqëndrimin e kafshëve, ose në ujë; sikurse dhe përmes insekteve si transmetuese të ngarkesës bakteriale që shkakton mastitet. 

Si parandalohet?Kushtojini vëmendje përkujdesit për mëshqerrat duke i mbajtur ato në ambiente të pastra, të thata dhe me shtresë të mjaftueshme të shtratit. Tregoni kujdes të veçantë për pastërtinë e vetë mëshqerrave, pasi ato me praninë e jashtëqitjeve në gjymturë apo në gji, janë më të predispozuara për tu prekur.  Kontrolloni insektet, milni fillimisht mëshqerrat që sapo kanë pjellë, dhe përdorni makina mjelëse të pastra dhe të dezinfektuara, mos lejoni pirjen direkte të viçave nga gjiri i nënës së re.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Çështje të Tjera që Lidhen me Menaxhimin e Mëshqerrave.

Data e publikimit: 29/09/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ÇFARË ËSHTË LIDHJA E PAISJEVE TEKNOLOGJIKE PËRMES INTERNETIT?

Çfarë ju mundëson Lidhja e Paisjeve Teknologjike Përmes Internetit?

Lexo më shumë

NGA PAISJET E THJESHTA TEK SISTEMET E LIDHJES SË PAISJEVE TEKNOLOGJIKE ME INTERNETIN

Aktivitetet që realizohen sot përmes sistemit të lidhjes së paisjeve teknologjike me internetin dhe përfitimet prej tyre.

Lexo më shumë

DEZINFEKTIMI NË FERMAT E GJEDHIT

Përse është i nevojshëm dezinfektimi në ambjentet e mbarështimit të kafshëve të fermës?

Lexo më shumë

KAFSHËT E FERMËS, PUNONJËSIT DHE PAISJET

Problemet kryesore me ndikim ekonomik që hasen në fermat blegtorale: mastiti, mungesa e fertilitetit dhe çalimet.

Lexo më shumë