Kopra është perime me origjinë nga Azia perëndimore, e njohur dhe e përdorur për vlerat ushqimore dhe mjekësore nga grekët dhe romakët. Në mesjetë, u njohën vlerat ushqimore të saj dhe u kultivua edhe në Europën Qendrore. Në vendin tonë njihet gjerësisht dhe ka përdorim të kufizuar.
Përse kopra meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?
Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e koprës për klimën, tokën dhe parabimën?
Kopra është bimë e klimës së ngrohtë. I duron mirë temperaturave relativisht të ulëta, ndonëse mund t’i rezistojë për pak kohë edhe temperaturës -5°C.
Kujtesë për kultivuesit e koprës!
Në cilat toka shkon më mirë kopra?
Kopra mund të kultivohet në të gjithë tipet e tokave.
Pëlqen toka mesatarisht të lehta, të thella, të freskëta, të kulluara mirë dhe të pasura me lëndë organike, me pH 6-7. Nuk pëlqehen tokat e rënda dhe që kanë drenim të keq.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë koprës ?
Parabimë të mira për koprën janë të gjithë bimët që e lënë tokën të pasur me lëndë ushqimore si rezultat i plehërimit me pleh organik.
KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e koprës pas vetvetes dhe pas finokut. Është mirë që të mos rikthehet në të njëjtën tokë për 3-4 vjet.

Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e koprës ?
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e koprës duhet të kemi parasysh këto specifika:
Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Punimi i parë bëhet i thellë, rreth 30-40cm. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime e frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Punimet e tjera synojnë të krijojnë një shtrat të shkrifët për mbirjen dhe zhvillimin normal të bimëve dhe luftimin e barërave të këqija.
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Me rëndësi për prodhimin e koprës është përdorimi i plehut organik të kalbur mirë në masën 60-70 kv/dyn, i cili përmbyset me punimin e tokës. Gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje, shpërndahen edhe të gjithë llojet e plehërave kimike kryesisht fosforike, potasike.
Plehu azotik hidhet gjatë periudhës bimore.
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek kopra ?
Kërkesat e koprës ndaj lëndëve ushqyese nuk janë shumë të larta.
Për një prodhim prej 20-25 kv/dynym, kërkon 12-15 kg/dynym azot (N), 8-10 kg/dynym fosfor (P2O5) dhe 10-12 kg /dynym potas (K2O).
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i koprës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
8s8eq9
-🖥 Sex Dating. Open >>> https://graph.org/Get-your-BTC-09-04?hs=57ace4361d695b0e5eba8456a6ca1d34& 🖥