ABORTET NË TË IMTA




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Abortet, apo ndërprerja e parakohëshme e barrsmërisë tek të imtat përbën një shqetësim të konsiderueshëm, pasi ato shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike në fermat që i mbarështojnë ato. Prania e burimeve (patogjenëve) që shkaktojnë sëmundjet e shoqëruara me aborte, mangësitë në menaxhimin e tufave, veçanërisht ato të lidhura me të ushqyerit dhe protokollet e higjenës janë shkaqet kryesore të një prodhimi të ulët, riprodhimit me problemed dhe aborteve. Pikërisht aborti si një problem i ndjeshëm për tufat e të imtave ndodh për shkaqe të ndryshëm të cilat duhen njohur e parandaluar me qëllim rritjen e efiçencës së aktivitetit të mbarështimit të të imtave.  Ndër shkaqet kryesore të aborteve tek të imtat mund të rendisim:

  • Stresi ndaj temperaturave, i cili zbeh sjelljen seksuale dhe shkakton pa mundësi të të imtave për të përfunduar barrsmërinë në mënyrë të plotë e të suksesshme.  Temperaturat krijojnë rënie në dinamikën e rritjes së fetusit.
  • Transporti me mjete dhe mënyra të papërshtatshme shkakton stres, si rezultat i të cilit shfaqet zgjatje të periudhës së afshit.
  • Një ndikim të ndjeshëm në riprodhimin e të imtave ka edhe lloji, sasia dhe cilësia e ushqimeve. Burimet e kufizuara të ushqimeve shkaktojnë rënie në procesin e riprodhimit. Marrëdhënia ndërmjet funksionit të vezoreve dhe ushqimit, përbën një rregull thelbësor për rritjen e efiçencës së riprodhimit.

 

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Shkaktarë të tjerë të aborteve në të imta.

Data e publikimit: 22/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË FRUTIT TË DRAGOIT

Hylocereus ssp.

Lexo më shumë

“Praktikat e mira bujqësore të menaxhimit dhe kultivimit të perimeve në sera”

.

Lexo më shumë

KONTROLLI I VARROAS NE SEZONIN VEROR PËRMES TEKNIKAVE TË BLLOKIMIT ARTIFICIAL TË PJELLJES, KOMBINUAR ME TRAJTIMIN ME ACID OKSALIK ME PIKA

.

Lexo më shumë

ÇFARE DUHET BËRË PËR TA KONTROLLUAR ME EFIKASITETIN MAKSIMAL VARROAN

Lexo këtu për më shumë!

Lexo më shumë