Numri i madh i specieve që i përkasin gjinisë së Otiorrhychus ka lejuar përhapjen e këtij insekti në shumë mjedise. Ai është i përhapur kudo në vendin tonë.
Bimët pritëse
- Polifagia e hundëgjatit dhe prezenca në të njëjtën kohë e nënspecieve të ndryshme i jep mundësi këtij insekti të prekë një numër shumë të madh bimësh si pemë frutore (ullinjtë, hardhi, agrume, pemë të ndryshme frutore) po ashtu dhe jo frutore (kultura foragjerë, perimore, lule etj).
- Kultura që preket me shumë është ulliri.
Bioetologjia
- O.cribricollis Gyll është specia më e përhapur në kulturën e ullirit, por cikli i tij biologjik duke pasur vetëm një brezni në vit është i ngjashëm me të gjithe speciet e tjera.
- Insekti i rritur ka aktivitet gjatë natës ndërsa ditën futen brënda në tokë në një thellësi të vogël ose nën plisa në afërsi të kulturave që prek.
- Temperatura rritet ai preferon të futet më thellë në tokë.
- Në rast se insekti ngacmohet ai bie përnjëherë në tokë duke marrë pamjen e një insekti të ngordhur (fenomen i tanatozës).
- Hundëgjati del nga toka në fund të muajit maj-fillim i qershorit i stimuluar nga rënia e shirave.
- Insekti i rritur ushqehet me indet gjethore duke shkaktuar erozione klasike gjysmërrethore, duke arritur deri në skeletizimin e llastareve të ri.
- Gjatë verës ngadalëson aktivitetin e tij, qëndron i mbrojtur në tokë dhe rifillon të ushqehet në ullinj në fund të gushtit-fillim i shtatorit.
- Në fund të verës maturohen vezët dhe ovopozitimi bëhet kryesisht gjatë natës, duke lëshuar vezët në tokë.
- Vendosja e vezëve zgjat pothuajse një muaj, kohë gjatë së cilës vendosen 70-200 vezë.
- Nga gjysma e tetorit insektet e rritura duken më rrallë.
- Larvat e reja çelin mbas 2-3 javesh dhe ushqehen me rrënjë, kryesisht ato të bimëve jo dru frutore.
- Në fillim të majit larvat pupëzojnë në tokë, duke formuar një mbështjellje karakteristike, të cilat mbas një periudhe prej 2-3 javesh dalin insektet e rritura.
- Shfaqja e insekte të rritura bëhet e shkallëzuar në kohë.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cili është dëmi dhe sistemi i kontrollit të dëmtuesit?