Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e majdanozit?




Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e majdanozit? 

Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e majdanozit duhet të kemi parasysh këto specifika: 

Punimi i tokës
Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Punimi i parë bëhet i thellë, rreth 30-40cm. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime e frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Punimet e tjera synojnë të krijojnë një shtrat të shkrifët për mbirjen dhe zhvillimin normal të bimëve, si dhe luftimin e barërave të këqija.

Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.

Plehërimi i tokës
Në praktikën e plehërimit të majdanozit këshillohet përdorimi i plehut organik të kalbur mirë në dozën 40-50 kv/dyn, i cili përmbyset gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje. Në të njëjtën kohë, shpërndahen edhe të gjithë llojet e plehërave kimike kryesisht mikroelementët.

Plehu azotik hidhet gjatë periudhës bimore.

Sasia dhe raporti i plehërimit 
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek majdanozi ? 
Kërkesat e majdanozit ndaj elementëve ushqyes nuk janë shumë të larta. Për çdo 100 kg prodhim të freskët, bimët e majdanozit tërheqin nga toka rreth 0.22 kg azot 0.08 fosfor (P2O5) dhe 0.48 kg potas (K2O). Për të siguruar një rendiment 25-30 kg/dyn, duhet të plotësohen nevojat si më poshtë: 13-15 kg N, 8-10 kg P2O5 dhe 20-25 kg K2O.

Sasia dhe raporti i plehërimit 
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek majdanozi ? 

Kërkesat e majdanozit ndaj elementëve ushqyes nuk janë shumë të larta. Për çdo 100 kg prodhim të freskët, bimët e majdanozit tërheqin nga toka rreth 0.22 kg azot 0.08 fosfor (P2O5) dhe 0.48 kg potas (K2O). Për të siguruar një rendiment 25-30 kg/dyn, duhet të plotësohen nevojat si më poshtë: 13-15 kg N, 8-10 kg P2O5 dhe 20-25 kg K2O.

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I MAJDANOZIT

Cila është struktura varietore e rekomanduar? 
Sipas përdorimit dallohen dy lloje majdanozi:

Kultivarë për prodhim gjethesh.
Më i përhapuri është majdanozi i hershëm i vendit “Korça”, që formon gjethe të holla dhe aromatike. Mund të kultivohen me sukses edhe kultivarë të tjerë si “Gigante di Napoli”, mesatarisht i hershëm me masë gjethore të gjelbër të errët, gjethëza më të mëdha e më tulore se “Korça”, aromatike.

Kultivarë për prodhim frutrrënjori.
Më i përhapur në pellgun e Mesdheut është “Salerno” që formon frutrrënjor të madh, të bardhë, mishtor e me prani të ulët fibre. Përshtatet për konsum të freskët dhe përpunim.

REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË MAJDANOZ, DUHET TË KETË PARASYSH KËTO VEÇORI TË TIJ:

  • Për majdanozin, ka shumë rëndësi të plotësohen nevojat me mikroelementë, në veçanti me bor.
  • Përdorimi i tepërt i plehrave azotike, favorizon akumulimin e nitrateve në gjethe. 
  • Majdanozi mbin ngadalë, për 2- 3 javë, prandaj ka shumë rëndësi që toka e mbjellë të mbahet e butë dhe e freskët, deri në mbirje të plotë.

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Majdanozit ?

Cilët afate mbjelljeje rekomandohen në fushë?
Majdanozi mbillet drejtpërdrejt me farë. Për të patur prodhim gjithëvjetor, ai mbillet duar duar. Në varësi të kushteve klimatike të zonës së kultivimit në fushë, dora e parë, mbillet nga 15 shkurti, deri në 10 mars, dora e dytë 1-15 maj, dora e tretë 20-30 qershor dora e katërt nga 20 korriku deri në 5 gusht. Mbjellja bëhet në vllaja me shpërndarje të farës ose me rreshta me largësi midis tyre 20 cm duke siguruar 250-300 bimë/m2. Sasia e farës së nevojshme është 1.5-3 g/m2.

Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për majdanozin në fushë ?
Shërbimet agroteknike më të rëndësishme, krahas plehërimit dhe ujitjes, është luftimi i barërave të këqija dhe sëmundjeve. Barërat e këqija mund të luftohen me prashitje ose me trajtime kimike, para mbjelljes, kur herbicidi duhet të përmbyset gjatë përgatitjes së tokës ose dy-tre javë pas mbjelljes së farës në fushë.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet dhe dëmtuesit e majdanozit, parandalimin dhe luftimin e tyre. 

Data e publikimit: 29/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET AUTOKTONE TË DOMATES

Jeni të interesuar të njheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre?

Lexo më shumë

ÇFARË ËSHTË KOMPOSTIMI DHE VLERAT E TIJ

Keni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?

Lexo më shumë

ÇFARË MUND TË KOMPOSTOHET DHE KËRKESAT PËR CILËSINË E MATERIALEVE TË KOMPOSTUESHME

Pothuajse çdo lëndë organike në parcelat e mbjella, në stalla, në kopshtet tuaja, në anë të rrugëve të fshatit, mund të jetë një burim i mirë lëndësh për kompostim.

Lexo më shumë

HAPAT QË NDIQEN PËR TË KRIJUAR GRUMBULLIN E KOMPOSTUESHËM

Për të krijuar grumbullin e kompostueshëm mbani parasysh hapat e mëposhtëm:

Lexo më shumë