Histori Suksesi – Hysni Gega




Pas një dite, por edhe udhëtimi të gjatë, mbërrijmë në Sarandë dhe bashkë me Aliun, përgjegjësin e FED invest për Sarandën, vendosim që vizitën te Hysniu – blegtor nga fshati Navarricë i Bashkisë Finiq, ta zhvillojmë po atë ditë duke mos dashur që ta pengonim të nesërmen në punët e tij. Mbërrijmë rreth orës 18:00 dhe Hysniun bashkë me bashkëshorten dhe të birin e gjejmë te bagëtitë. Ai zotëron një kope me mbi 170 krerë dele.

Hysniu na shpjegon se jeton me bashkëshorten dhe djalin pasi vajzat i ka të martuara dhe të tre ata merren me bagëtitë. 

Që i vogël në kohën e kaluar jam marrë me bagëtitë pasi ndoqa gjurmët e babait. Pas ’90 krijuam një tufë të vogël megjithatë mu desh të emigroja në Greqi, për disa të ardhura më shumë pasi nevojat ishin të mëdha. Punova në ndërtim në Greqi. U ktheva, jo se fitova shumë lekë, por sepse babai në pamundësi fizike për tu marrë me bagëtitë i kishte shitur ato. Me lekët e fituara rregullova disi shtëpinë dhe vendosa të krijoja sërish tufën. Këtu më ndihmoi edhe FED invest. Mora kredinë e parë, shtova tufën, punova dhe e shleva atë. Pastaj mora kredinë e dytë e kështu me radhë, deri më sot kam marë 7 kredi dhe do vazhdoj ta bëj derisa të arrij objektivin tim për tufën - që me shifra se sa krerë do të arrijë, Hysniu na e mban “sekret” - pasi shtëpinë e bëra dhe vajzat i martova “Punojmë, lodhemi por mundi na shpërblehet. Bagëtitë i kam për qumësht, por edhe shes mish për Bajram, Krishtlindje apo Vit të Ri. Çmimi si i qumështit edhe i mishit është i mirë. Klima dhe kullotat janë shumë të mira dhe ç’është më e rëndësishmja edhe djali është fort i angazhuar me blegtorinë dhe besoj që tradita familjare do të vazhdojë”

Ndahemi me Hysniun duke i sugjeruar që për çdo problematikë lidhur me sëmundjet te bagëtitë, të konsultohet me www.abaonline.al dhe me premtimin që do ta vizitojmë sërish për të parë ecurinë e tufës.

Data e publikimit: 31/05/2023


Lini një koment


Komente të mëparshme
3uptbi

-🌍 Hello World! https://national-team.top/go/hezwgobsmq5dinbw?hs=94fbab5185704576f31e4cd3d005b580 🌍


Shpërndaj në rrjetet sociale: