VJELJA E QIQRËS




Vjelja e qiqrës është më e lehtë se e bimëve të tjera bishtajore, sepse bishtajat e saj kanë pjekje të njëkohshme dhe kur piqen nuk hapen e të bien në tokë. Për këtë arsye, vjelja bëhet kur bishtajat dhe kokrrat në to janë pjekur. Në varësi të kushteve të motit, qiqrat janë gati për t'u korrur në 85 deri në 100 ditë pas mbjelljes, në fund të verës. 

Në rastet kur i përgatisni si fasule mund t'i korrni kur bishtajat janë ende të vogla dhe jeshile.

Mënyra më e zakonshme e vjeljes së tyre është të presësh që gjethet të thahen dhe të nxihen, pastaj të shkulni të gjithë bimën. 

Bimët çohen në lëmë dhe lihet të thahen derisa bishtajat të fillojnë të çahen. Pastaj me metoda të ndryshme bëhet shirja. Ajo mund të realizohet me rrahje me shkop, shkelje me traktor me goma apo shirje me kombajnë. Pas shirjes bëhet pastrimi dhe tharja e plotë në 14% lagështi. Përpara se të magazinohen për ruajtje, qiqrat duhet të trajtohen për të vrarë çdo insekt dhe vezët e tyre. Rendimentet mesatare të saj janë 7 – 12 kv/ha.

Data e publikimit: 02/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË QIQRËS

Cilat janë vlerat e qiqrës?

Lexo më shumë