REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Në përgjithësi, bima e kalendulës preket pak nga sëmundjet dhe insektet dëmtues. Megjithatë, herë pas here disa sëmundje dhe insekte mund të vihen re në këtë bimë.
Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit duhet të mbështetet në metodat agroteknike, fizike e biologjike.
Ndër metodat agroteknike, rëndësi të madhe ka zgjedhja e drejtë e parabimës, pasi shumë dëmtues dhe sëmundje janë të përshtatur ndaj specieve që i përkasin të njëjtës familje.
Këshillojmë që parcelat e mbjella të vrojtohen rregullisht për prani të dëmtuesve dhe sëmundjeve që prekin këtë bimë. Nxjerrja në kohë, nga të mbjellat, e bimëve të sëmura ose të prekura nga dëmtuesit dhe groposja e tyre parandalon infektimin edhe të bimëve të tjera. Gjithashtu, rëndësi t’i kushtohet eliminimit të barërave të këqija, sepse shpesh ato shërbejnë si burim ushqimi për shumë dëmtues ose si bartës të një sërë sëmundjesh.
Po kështu, punimet e ndryshme të tokës, kanë rëndësi të veçantë, sepse ndikojnë në zhdukjen e shumë dëmtuesve dhe mikroorganizmave, të cilat dimërojnë në tokë.
Metodat biologjike bazohen në krijimin e qëllimshëm të bashkëvepruesve kundërshtarë dhe konkurrues midis dëmtuesve të bimëve, nga njëra anë, dhe armiqve natyralë të atyre parazitëve dhe insekteve, nga ana tjetër.
Midis sëmundjeve që paraqesin problem për kalendulën mund të kujtojmë ato kërpudhore të tilla si:
• Sphaerotheca fuliginea, hiri i kalendulës që prek veçanërisht aparatin gjethor duke shkaktuar zverdhje dhe tharje të pjesëve të gjelbra;
• Erysiphe cichoracearën, veçanërisht në periudhën e gushtit dhe Alternaria calendulae, që shkaktojnë dëmtim të aparatit gjethor.
• Entyloma calendulae, prek kryesisht degëzimet dhe shfaqet fillimisht me njolla të verdha të gjelbra e më pas të kafenjta.
• Cercospora calendulae, shkakton një frenim të rritjes dhe shterimin e bimës, por edhe formon njolla rrethore me ngjyrë gri.
Masa parandaluese, për hirin e kalendulës, është kositja e bimës në lartësinë 4-5 cm nga toka dhe lënia 2-3 javë pa ujitje. Në fund të gushtit - fillim i shtatorit, me rënien e temperaturave, bima fillon vegjetacionin dhe në fund të shtatorit rifillon lulëzimin.
Tek dëmtuesit mund të veçojmë:
Merimangën e kuqe: Ky dëmtues thith lëngun e bimës dhe më pas bima lëndohet rëndë. Në rastin e prekjeve të rënda rekomandojmë përdorimin e akaricideve. Për dozë dhe mënyrën e përdorimit lexoni etiketën e preparatit.
Afidet: janë insekte që dëmtojnë bimët duke thithur lëndët ushqyse me anë të aparatit gojor shpues thithës. Simptomat kryesore janë njollat e zezë ose kafe në bimë. Në rastet e infeksioneve të mëdha rekomandojmë përdorimin e preparateve të sistemit. Për dozën dhe përdorimin e tyre lexo etiketën e preparatit.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vjelja dhe përpunimi pas vjeljes i kalendulës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Nespulla është shumë e pasur me ujë, fibra, minerale, vitamina si dhe acide organike. Mineralet që përmban e bëjnë këtë fryt shumë të çmuar. Elementët aktivë të nespullave përbëhen nga një pasuri e larmishme me Vitamina A, Vitamina B dhe C.
Lexo më shumë
Vendi ynë ka kushte shumë të mira klimatike e tokësore për rritjen dhe prodhimin e gështenjës. Gështenja mund të konsiderohet si “bimë bamirëse” për njeriun dhe faunën e egër.
Lexo më shumë
Farat përmbajnë vaj esencial 0,5 – 1,6 % i cili përdoret në industrinë ushqimore dhe farmaceutike. Është përdorur si ilaç bimor për më shumë se 2000 vjet.
Lexo më shumë
Frutat e kësaj peme zënë një vend të rëndësishëm në strukturën e konsumit të frutave. Ato përmbajnë 8-10% lëndë sheqerore, acide organike, lëndë azotike, lëndë minerale, vitaminat më kryesore A, B, C, si dhe lëndë aromatike të cilat ia rrisin më shumë vlerat e frutave të përpunuara në industrinë ushqimore.
Lexo më shumë