Rrugës për në fshatin Selitë, të Bashkisë Cërrik, takojmë fermerin e suksesshëm të rradhës. Viktor Dyrmën e takojmë në biznesin e tij dhe për të mos e penguar nga përditshmëria e punës na duhet të kuptojmë gjithçka në shumë pak kohë.
“Në vitin e mbrapshtë 1997 emigrova në Greqi dhe fillova punë në një fermë të madhe shpendësh. Aty e mësova “zanatin” dhe në vitin 2008 vendosa të kthehesha ta zbatoja në Shqipëri. I hymë punës, unë familjarisht së bashku me 2 vëllezërit e mi. Pas dështimit në vitin e parë, për shumë arsye dhe më kryesorja për mungesën e tregut, vëllezërit e mi u tërhoqën dhe vendosën të emigronin në Greqi ndërsa unë me këmbëngulje vazhdova.
I kërkova edhe vëllezërve të ktheheshin por, nuk kishin besim, ama çdo vit që vinin për pushime vere shikonin që pak nga pak “biznesi” po rritej. Dikur u bindën dhe vendosën të rikthehen edhe ata. Nga “gabimet” e fillimit vendosëm që njëri të merrej me inkubatorin dhe ne dy të tjerët me rritjen dhe për shkak të krijimit të njohjeve në treg unë mora përsipër edhe shitjen.
Sot që flasim, qarkullojmë dhe 200 000 shpendë në vit në mosha të ndryshme dhe rreth 2000 gjela deti i tregtojmë vetë për vit të ri. Cilësia e mishit për shkak të ushqimit sa më bio na ka bërë të suksesshëm në treg.
Kjo nuk do të thotë që nuk kemi pasur edhe “dështime” pasi para pak kohësh patëm një dëm rreth 20000 Euro por, edhe këtu e kemi gjetur zgjidhjen pasi kemi të garantuar mbështetjen nga FED invest.
Bashkëpunimi ka nisur që në fillimet e punës tonë dhe sebep u bë nevoja për të blerë një mulli për bluarjen e ushqimit për zogjtë. Kisha gjetur një mulli në Greqi por më duheshin rreth 2000 Euro që nuk i kisha. Duke pirë kafen e pasdites në lokalin e fshatit, Selim Asllani, punonjës i FED invest, i cili nuk jeton më, më dëgjoi shqetësimin dhe më tha eja nesër në zyrën tonë dhe e ke të zgjidhur problemin.
Aplikimi, miratimi, dërgimi i parave në Greqi dhe montimi i paisjes nga tekniku grek më zgjati 3 ditë. Mullirin e kam akoma në gjendje të shkëlqyer pune dhe ju lutem bëjini një foto për të kujtuar njeriun e mrekullueshëm që ishte Selimi, që përmes institucionit i ka ardhur në ndihmë gjithë fermerëve të zonës tonë, por edhe si kujtesë e fillimeve të bashkëpunimit të vjetër dhe të vazhdueshëm me FED invest.”
Ndahemi me Viktorin duke i uruar gjithë të mirat dhe duke i kërkuar të na llogarisë edhe ne në listën e klientëve të rinj.
Shpërndaj në rrjetet sociale: