Faktorët kryesorë që përcaktojnë se cilët kultivarë do të përzgjedhim janë:
Karakteristikat varietore
Kultivarë të ndryshëm, kanë karakteristika varietore të ndryshme.
Karakteristikat varietore fizike kanë të bëjnë me:
Parapëlqehen ullinjtë me kokërr të vogël, pasi në frutat e vegjël, temperaturat e larta mund të vrasin më me lehtësi larvat e mizës së ullirit që janë të pranishme në tul.
Përshtatja klimatike
Konsiston në kërkesat specifike klimatike që ka kultivari si dhe në tolerancën e tij ndaj kushteve klimatike të skajshme.
Të tjera karakteristika kanë të bëjnë me prodhimtarinë, periudhën e vjeljes dhe përdorimet.
Kultivarët karakterizohen nga një prodhim i ndryshueshëm i alternuar ose periodik ose nga një prodhimtari më e rregullt e përvitshme, nga një potencial vëllimor (vëllimi i prodhimit) i madh ose i vogël.
Koha e pjekjes dhe koha e vjeljes janë dy karakteristika varietore me mjaft interes, veçanërisht kur fermeri ka një strategji tregu të përcaktuar qartë.
Pjekja e hershme parapëlqehet pasi është vërejtur një shmangie ndaj sulmeve të vona të mizës.
Karakteristikë varietore e rëndësishme është edhe ndjeshmëria ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. Kultivarët që janë më pak të ndjeshëm ndaj parazitëve parapëlqehen pasi lejojnë që, në rastet e sulmeve ndaj këtyre të fundit, infektimi të menaxhohet më me lehtësi dhe me më pak dëme. Theksohet se në përgjithësi, rezistenca midis kultivarëve është e ulët.
Shumëzimi i pemëve të ullirit
Për ngritjen e ullishtave të reja, është e detyrueshme që të përdoret material që vjen nga fidanishte që prodhojnë me metodën organike dhe disponojnë një çertifikate pastërtie nga pikëpamja fitosanitare dhe klonale.
Faktorët që përcaktojnë përzgjedhjen e vendit
Faktorët që ndikojnë në përzgjedhjen e vendit, vëmendja i duhet kushtuar klimës së vendit, cilësive biologjike, fizike dhe kimike të tokës, sasise dhe cilësisë së ujit, faunës e florës vendase.
Kur planifikojmë të ngremë një ullishte të re, tokat duhet të vlerësohet me anë të analizës fiziko-kimike të tokës për të parë nëse ekzistojnë probleme specifike të lokalizuara përsa i takon strukturës, lëndëve ushqyese kryesore, pH ose nivelit të lëndës organike.
Në mënyrë të veçantë, kryhet një analizë nematologjike për kërkimin e Meloidogyne spp.
Mbi bazën e këtyre vlerësimeve, merren vendimet e mëposhtme:
Pemët e ullirit kanë sistem rrënjor të cekët dhe, për të patur një prodhimtari të mirë, duhet ti shmangen tokat shumë të thella (1-1.5 m). Ato tolerojnë cilësi kimike të ndryshme. Gjithashtu prodhojnë mirë në toka mesatarisht acide ose mesatarisht bazike (5 < pH< 8.5). Tolerojnë nivele të larta të borit dhe klorit.
Rëndësi të jashtëzakonshme për mirë rritjen e ullirit kanë kushtet klimatike: në zonat me klimë mesatare, duhet të vlerësohet me kujdes temperatura e ulët dhe rreziku i dëmtimit nga ngricat (5°C për drunjtë e vegjël dhe degët dhe 10°C për pemët) ndërsa zonat e thata dhe nëntropikale, shpeshtësia dhe intensiteti i nxehtësisë mund të përbëjnë një problem serioz. Fruti dëmtohet si gjatë rritjes ashtu edhe maturimit.
Përgatitja e vendit për mbjellje
Përgatitja e vendit përfshin:
Punimi i tokës në një ullishte ka për qëllim ruajtjen e tokës bujqësore, të pjellorisë dhe lagështisë së saj.
Këshillohet | Duhet shmangur | Arsyet |
Punime sipërfaqësore | Punime të thella | Për të shmangur sjelljen në sipeperfaqe të tokës inerte dhe groposjes së shtresave aktive ku janë të pranishme mikro dhe makro organizma, që konkurojnë për shpërbërjen e lëndës organike, duke e transformuar në humus. |
Punim toke i zakonshem, maksimumi 2-3 herë ne vit | Mbi 4 punime në vit | Bëhen më të mprehta problemet e klorozës së hekurit, ngjeshjes së tokës dhe erozionit sipërfaqësor. Shkaktojnë një përkeqësim të strukturës së tokës, prishjen e rrënjëve sipërfaqësore. |
Punime që nuk çojnë në një zëvendësim të tepruar të tokës. | Punime të tipit frezim | |
Punim në tokë të butë | Punime në toka me tepricë lagështie ose tepër të thata | Kompromentojnë karakteristikat fizike të tokës. |
Sistemi i ujitjes
Me efekte të drejtpërdrejta në prodhimtari dhe koston e prodhimit, është zgjedhja e sistemit të ujitjes.
Zgjedhja duhet bërë midis sistemeve të ujitjes me vëllim të ulët uji, ku përfshihen:
Këto sisteme janë efikase, pasi të vendosura përreth pemëve, përdorin sasi të vogla uji (1-15 litra/orë) por me saktësi dhe pa humbje.
Hapësira e vendit
Në projektimin e një ullishte duhet të kemi parasysh:
Ullishtat organike mbillen me dendësi optimale e cila varet nga:
Projektimi i ullishtes
Projektimi duhet të sigurojë ekspozimin maksimal ndaj dritës së diellit të pemeve të mbjella duke shmangur dukurinë e hijëzimit, konkurrencën për ujë dhe lëndë ushqyese, të mundësojë qarkullimin e ajrit, të lejojë përdorimin efikas të pajisjeve mekanike në vendosjen e rreshtave (ose pemëve) pjalmuese çdo 60 m, etj.
Distancat e mbjelljes më të përshtatshme luhaten nga 5 x 6 m dhe 6 x 8 m (270 - 330 bimë/ha). Rreshtat duhet të drejtohen veri-jug për të garantuar një ndriçim më të mirë të aparatit gjethor.
Mbjellja e pemëve
Pemët e ullirit mbillen në moshën një e gjysmë deri dy vjeçare. Pemët mbillen me një "top" dhe të paprekur përreth sistemit të tyre rrënjor. Ato duhet të kenë një trung të vetëm afro 1 m të gjatë. Mbjellja duhet të kryhet në periudhën e pranverës e në mars-prill ose në periudhën e vjeshtës (Shtator Tetor) duke supozuar klimë të butë pa ngrica. Procesi i mbjelljes fillon me hapjen e gropave. Gropat për mbjelljen e pemëve duhet të kenë madhësinë e duhur për t'i krijuar hapësirën e nevojshme sistemit rrënjor të pemës. Anët e gropave të pemës nuk duhet të lustrohen (të ngjeshen). Pema vendoset në gropë. 2-3 kilogram komposto nga plehu i kafshëve i kompostuar mirë përzihen me dheun e gërmuar dhe kjo përzierje rimbush përsëri gropën. Toka përreth pemës njomet vazhdimisht.
Formësimi
Kujdes i veçanti i duhet kushtuar formësimit (dhënies formë të pemës) në 3 vitet e para të zhvillimit të ullishtes. Pemët të zhvillojnë një skelet të fortë me hapësira të përshtatshme me degë skeletore jo të ngjitura. Pemët e ullirit hyjnë në prodhim në kohën e natyrshme të varietetit. Krasitja duhet të mbahet në minimum për të nxitur një sistem rrënjor të shtrirë si dhe një prodhim të hershëm. Pas mbjelljes, degët nën 75 cm hiqen dhe dega udhëheqëse pickohet (pritet) në 1 m për të stimuluar rritjen anësore. Në vitin e parë pas mbjelljes, tre deri në pesë degë në rritje anësore dhe drejtim lart zgjidhen si degët skeletore. Për rritje të drejtuar brenda degëve skeletore, çdo lastar me rritje të fuqishme hiqet kur është ende i vogël. Në vitin e dytë dhe të tretë, rritja drejtohet në degët skeletore. Në vitin e tretë, përzgjidhet dhe zhvillohet një sistem dytësor skeletor.
Menaxhimi dyshemesë së ullishtës
Dyshemeja e ullishtave organike nuk i lihet mbirjes spontane të bimëve të padëshiruara, por menaxhohet në mënyrë shkencore duke përdorur bimë tokëmbuluese. Qëllimi i përdorimit të bimëve tokëmbuluese ka të bëjë kryesisht me realizimin e një pjellorie të qëndrueshme të tokës, si nga pikëpamja biologjike, kimike dhe fizike.
Llojet e bimëve tokëmbuluese dhe dobitë e përdorimit të tyre
Bimët tokëmbuluese luajnë një larmi funksionesh. Përveç të qenit burime të rëndësishme të azotit, ato përmirësojnë ciklet e lëndëve ushqyese, parandalojnë dëmtuesit dhe sëmundjet, parandalojnë erozionin e tokës, rrisin aftësinë përthithëse të tokës, mbajnë nën kontroll "barërat e padëshirueshme" dhe stimulojnë të dobishmet, ruajnë speciet e kanosura, etj. Dy janë format e përdorimit të bimëve tokëmbuluese:
Mulçërimi minimizon humbjen e ujit dhe ruajtjen e lëndës organike. Mbulimi i përhershëm i tokës realizohet me mbjelljen e bimëve shumëvjeçare. Kjo mënjanon shqetësimin e tokës, rrit biodiversitetin, e bën më tërheqës pejsazhin, ofron strehë për organizmat e dobishëm gjatë gjithë vitit.
Përdorimi i bishtajoreve, edhe pse jo shumë efikas në përmirësimin e strukturës së tokës dhe depërtimit të ujit, mund të kontribojë duke siguruar sasi të mëdha azoti nepërmjet fiksimit të azotit në rrënjët e tyre, ndërkohë që dekompozimi i mbetjeve të tyre është mjaft i Iehtë. Përdorimi i barishtoreve siguron sasi të mëdha lënde organike, kanë një dekompozim të ngadaltë për shkak të rrenjëve xhufkore, formon dhe përmirëson strukturën e tokës, parandalon erozionin, përmirëson depërtimin e ujit, zvogëlon humbjet në lëndë ushqyese dhe largimin e tyre nga toka.
Kriteret për përzgjedhjen e bimëve tokëmbuluese
Pavaresisht nga dobitë e përgjithshme të bimëve tokëmbuluese, përzgjedhja duhet ti nënshtrohet disa kritereve të përcaktuara qartë dhe mbi baza shkencore. Midis tyre përmendim:
Këshillohet | Nuk këshillohet | Lejohet |
Përdorimi i mbulesave bimore për të ruajtur një nivel të caktuar të lëndës organike në tokë me kosto të ulët; është mirë që të përdoren si specie të vetme ashtu edhe përzierje të barishtoreve dhe bishtajoreve. Parapëlqehen specie me cikël vjeshtor-dimëror që përmbysen në Mars ose Prill. Mbulimi natyror me bar është i mundur gjatë periudhës vjeshtë-dimër. Edhe në këtë rast, përmbysja duhet të kryhet në periudhën Mars-Prill ose më vonë por përpara lulëzimit. | Mbulimi me bar artificial ose natyror të përhershëm rekomandohet më pak në rastet kur kemi të bëjmë me zona me shumë pak reshje për shkak të konkurrencës së fortë për burimet ujore. Kjo praktikë këshillohet kur reshjet vjetore vërtiten në rreth 600 — 650 m, ku të paktën 300 janë të përqëndruara në periudhën Maj-Gusht, ose në ullishtet e ujitura. | |
Përdorimi i rregullt i lëndës organike me origjinë nga ferma (pleh stalle, mbetje bimore) që parapëlqehet të kompostohet me qellim që të ruhet niveli i humusit, i veprimtarisë biologjike dhe i lëndëve ushqyese për bimët. Përdorimi i permirësuesve. | Në rastin kur ndërhyrjet e realizuara nuk janë të mundshme, është e mundur të ndërhyhet me një ose më shumë mjete midis atyre të parashikuara me origjinë minerale dhe organike të lejuara nga Rregullorja e BE 2092/91, Aneksi II (i ndryshuar). |
Qëllimet dhe përdorimi i plehërimit të gjelbër
Qëllimi i përdorimit të plehërimit të gjelbër, ashtu si çdo plehërim në përgjithësi, ka të bëj me ofrimin e lëndëve ushqyese për ullinjtë. Nëpërmjet bimëve të mbjella për plehërim të gjelbër, sigurohet një përthithje me e mirë e ujit të reshjeve si dhe ruajtje e ujit. Këto bimë mbajnë nën kontroll barërat e padëshirueshme, përmirësojnë strukturën e tokës, parandalon erozionin e saj, etj.
Mbjellja e këtyre bimëve kryhet në të njejtat afate sikurse në mbjelljen e tyre për foragjere. Përdorimi i plehërimit të gjelbër kryhet pas shiut të parë të vjeshtës ose pak më përpara. Këto bimë përmbysen në tok përpara lulëzimit të plotë dhe fillimit të periudhës së thatësirës. Koha e përmbysjes varet nga parcela, kushtet e motit, dhe speciet e bimëve tokëmbuluese. Teknika e plehërimit të gjelbër konsiston në një cikël qarkullimi bimor pesë vjeçar me specie që përzgjidhen mbi bazën e tipit të tokës, kushteve të motit dhe kërkesave për azot. Mbjellja kryhet me një kultivator. Kombinohet me punim minimal dhe konkurrencë dhe kontroll të bimëve të padëshiruara.
Bima | (Kv/ha) | N (Kg/ha) | Farë (Kg/ha) |
Batha | 30 - 90 | 90 - 240 | 280 -350 |
Grashina | 102 | 90 - 111 | 45 |
Bizele | 60 | 174 - 219 | 67 -100 |
Tërfili aleksandrin | 5 - 50 | 56 -156 | 30 -40 |
Tërfili ngjyrë mishi | 30 - 70 | 64 | 35 - 40 |
Jonxha | 100 | 78 -222 | 11 |
Lupini | 23,6 | 94 | 134 |
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilësia e prodhimit varet kryesisht nga kushtet e tharjes. Në asnjë rast tharja nuk mund të bëhet në dritë të madhe apo në diell.
Lexo më shumëËshtë dëmtues që po shkakton eliminimin e ekzemplarëve të palmave të ndryshme.
Lexo më shumëËshtë llogaritur që në mungesë të faktorëve kufizues, një çift i vetëm i R. ferrugineus mund tu japi jetë, në harkun e katër breznive, rreth 53 milion individëve
Lexo më shumëMetodat e kontrollit të dëmtuesit
Lexo më shumë