Cili është dëmi dhe kontrolli i sëmundjes?
Shkakton zverdhjen e gjetheve që shpesh shkon deri në tharjen e tyre dhe si rrjedhojë rrëzimin e parakohshëm. Në rastet e prekjeve të rënda vihet re një dobësim i përgjithshëm i bimëve. Kur preken bishtat e gjetheve dhe të frutave kemi rrëzim të konsiderueshëm të gjetheve dhe të frutave. Në raste të rralla kur kemi prekje direkte të frutave humbjet janë të konsiderueshme. Frutat e prekura të ullinjve për tavolinë nuk janë të tregtueshëm për shkak të njollave të tyre, ndërsa ato për vaj, japin një cilësi të ulët të vajit të ullirit.
Kontrolli i sëmundjes
Cerkospora nuk paraqet probleme për kultivimin organik te ullirit. Aplikimi i teknikave të parandalimit që në fillim dhe me një mbarshtrim të mirë te ullishtes bën të mundur të shfrytëzohen faktorët natyral dhe agronomik për kufizimin e sëmundjes. Përdorimi i kontrollit direkt me preparate kimike jep rezultate të mira, por duhet të tregohet kujdes për të evituar përdorimin e panevojshëm të fungicideve. Në përgjithesi është e mundur që në një ullishte të ekuilibruar, sëmundja të mbahet në kontroll me të njejtat ndërhyrje që bëhen edhe për të kontrolluar syrin e palloit. Përsa i përket përdorimit të faktoreve artificial kufizues, kontrolli i kësaj sëmundje bazohet në trajtimet kimike duke përdorur preparate me bazë bakri janë të mjaftueshme dy trajtime ne fillim të vegjetacionit dhe ne fund të verës trajtime të cilat në praktikë janë rekomanduar dhe për syrin e palloit. Në kushte veçanërisht të favorshme për kontrollin e sëmundjes mund të jetë e nevojshme dhe një trajtim i tretë pak përpara lulëzimit dhe një trajtim i katërt në tetor.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Është sëmundje e përhapur në ullishtet tona e lidhur ngushtë me ecurinë klimatike
Lexo më shumë
Ecuria biologjike dhe simptomat e Cerkosporës së ullirit
Lexo më shumë
Zbulo se si të njohësh këtë dëmtues
Lexo më shumë
Si është ecuria e dëmtuesit?
Lexo më shumë