Konkursi i Promovimit ABA


Event: 08/10/2021 - 31/12/2021



Konkursi i Promovimit ABA tashmë i hapur për të gjithë të regjistruarit në ABA Online, nga data 8 tetor 2021, deri më 15 janar 2022.

Çfarë duhet të bëni si pjesëmarrës në këtë konkurs?
Kërkesa për tu bërë pjesë e konkurrentëve ndaj çmimeve tona është e thjeshtë: referoni sa më shume miq apo të njohur e më gjerë në ABA Online. Në momentin që ju aplikoni për tu bërë pjesë e këtij aktiviteti, emri juaj do të shfaqet në listën “Referuar nga.” Që nga ky moment, çdo regjistrim i ri në ABA Online që rezulton i referuar nga ju, do të cilësohet si pikë shtesë për ju, duke ju sjellë një hap më afër fitores.

Fitues do të shpallen konkurrentët me numrin më të lartë të regjistrimeve. KUJDES!

  • Mund të bëheni pjesë e këtij konkursi vetëm nëse jeni të regjistruar në ABA Online përmes një llogarie personale.
  • Kujdesuni që të dhënat tuaja (emri, mbiemri, lloji i aktivitetit tuaj, email, nr. telefoni) të jenë të plotësuara saktë. Përndryshe nuk do të mundemi t’ju kontaktojmë në rast se jeni një nga finalistët tanë.
  • Kujdesuni që personat e referuar prej jush, të plotësojnë saktë fushën “Referuar nga” gjatë regjistrimit, me emrin tuaj. Është e vetmja mënyrë që ju të merrni pikët e merituara.
  • Konkursi do të jetë i hapur për këdo që dëshiron të marrë pjesë nga data 8 tetori 2021, deri më 15 janar 2022.

Çmimet për fituesit
Çmimet për finalistët e këtij aktiviteti do të jenë disa dhe do të prezantohen gjatë një aktiviteti special, me pjesëmarrjen e FED invest, stafit të ABA Online, si dhe një sërë të ftuarish të mirënjohur.

  • Pjesëmarrësit në Konkurs do të ftohen në eventet e ardhshme të rrjetëzimit (networking) që do të organizohen nga ABA online
  • Një mundësi e veçantë trajnimi teknik e përshtatur me nevojat e fituesit
  • Mirënjohje dhe promovim publik (mbulimi mediatik, çmim promovimi dhe certefikata vlerësimi në Ceremoninë e prezantimit të Çmimeve të kryesuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomise dhe projektit japonez)
  • Vlerësim & publicitet në ABA online

Ju ftojmë të klikoni KËTU për tu bërë pjesë e Konkursit të Promovimit ABA. 

Data e publikimit: 11/10/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: