QETHJA E TË LESHTAVE




Duke qënë se shumica e rracave të deleve kanë një rritje të vazhdueshme të leshit, është e rëndësishme që ato ti qethni të paktën një herë në vit. Procesi kërkon eksperiencë pa shkaktuar prerje apo plagë tek delet. Qethja është një proces i rëndësishëm pasi lehtëson peshën trupore të deleve, mundëson frymëmarrjen e lëkurës, lehtëson jetën e tyre në temperatura të latrta si dhe eliminon vendstrehimin e parazitëve të jashtëm. Tashmë është e rekomandueshme të përdoren gërshërët elektrike për një efiçencë në proces. 

Mbani parasysh!

  • Para qethjes gruponi tufën në qingja (nëse keni), rurëza dhe milorë si dhe në dele e desh.
  • Mos i ushqeni ato para procesit  - duke i siguruar rehatinë e duhur.
  • Mos i qethni delet nëse ato janë të lagura.
  • Bëni qethjen mbi sipërfaqe që pastrohen lehtë për të siguruar ambjent të pastër për çdo grup që qethet.
  • Seleksiononi – ndani më vehtë leshin e pjesës së barkut, largoni pjesët e leshit me mbetje, të shkurtra, me materiale të huaja, etj.

PLEHU ORGANIK

Pordhimi i plehut organik varet nga menaxhimi i përgjithshëm, të ushqyerit e tufës si dhe nga rraca. Përllogaritet që një dele e rritur të prodhojë rreth 700 kg pleh organik në vit. Pikërisht ky pleh i përzier me shtresën e kashtës që përdoret si shtrat dhe i dekompozuar mirë ka vlera të mëdha ushqyese për tokën. Plehu përmban lëndë të rëndësishme ushqyese nga ushqimet e konsumuara nga delet.

Ju rekomandojmë që plehun organik nga delet të mirë trajtuar ta përdoni aftër kohës së mbjelljeve për të marrë vlerat më të larta të mundëshme ushqyese. Plehu i freskët nuk duhet përdorur në parcela që prodhojnë produkte që konsumohen të gjalla si karrotat, sallata, luleshtrydhet, etj., kjo pasi ky pleh i pa përpunuar përmban patogjenë si parazitë, E.coli, etj. 

Data e publikimit: 01/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: