Cilët janë sëmundjet dhe dëmtuesit e specit?




Kalbëzimi i qafës së kërcellit.
Shfaqet me vyshkjen e shpejtë të bimës, dhe shoqërohet me nxirjen e qafës dhe kalbëzimin e rrënjëve
Shkaktohet nga:

  • Vaditja me tepricë;
  • Temperature mbi 30°C ose nën 5°C;
  • Vaditja me ujëra të ndotur;
  • Toka e infektuar;

Mënyrat për të kontrolluar kalbëzimin janë:

  • Menaxhimi i mirë i ujitjes,
  • Trajtimi me pesticide; pastë bordoleze, pesticide me bazë imidaclopridi;
  • Heqja e barërave të këqija
  • Qarkullimi i kulturave bujqësore.

Verticilioza: shkakton vyshkjen e ngadaltë të bimës dhe nxirjen e gypave vaskulare në brendësi të kërcellit. Bimët mbeten të pazhvilluara (të shkurtra)

Për luftimin e këtyre sëmundjeve është e nevojshme të meren masa parandaluese si; të zbatohen qarkullime bujqësore të gjata (4 vjeçare) si dhe të bëhet dezinfektimi i farishtes si dhe trajtim me Enovit 0.1% me bazë metil.

Vrugu është një sëmundjet kërpudhore. Ai prek bimët e të gjitha moshave, por është më i theksuar në fund të sezonit. Kryesisht prek gjethet, shkakton reduktim të fotosintezës dhe për pasojë një prodhim më të ulet dhe një cilësi më të dobët të frutave. 

Simptomat fillestare janë njolla të vogla të verdha në kafe që fillimisht shfaqen në gjethet e vjetra. Vrugu zhvillohet me shpejtësi, nga temperaturat 15-18°C gjatë ditës dhe në netë të ftohta. Zhvillimi i tij ngadalësohet kur temperaturat kalojnë 35°C. Ai favorizohet nga lagështia ajrore. Simptomat shfaqen 3-12 ditë mbas infeksionit, në varësi të temperaturave dhe niveleve të lagështisë. Masat paraprake për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen:

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vjeljen dhe ambalazhimin e specit.

Data e publikimit: 07/12/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Duhet iformacion per ilaçin qe duhet perdorur per luftimin e vrigut

-Perparim isufaj

Duhet iformacion per ilaçin qe duhet perdorur per luftimin e vrigut

-Perparim isufaj

👏👏👏👏👏

-Alma


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I BARBUNJËS NË FUSHË TË HAPUR

Cila është struktura varietore e rekomanduar për barbunjën?

Lexo më shumë

VARIETETET AUTOKTONE TË KUNGULLIT

Njihuni me varietetet kryesore autoktone të specieve të kungullit që kultivohen në Shqipëri.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË FARËS SË ZEZË

Farat përmbajnë vaj esencial 0,5 – 1,6 % i cili përdoret në industrinë ushqimore dhe farmaceutike. Është përdorur si ilaç bimor për më shumë se 2000 vjet.

Lexo më shumë

VARIETETET AUTOKTONE TË PJEPRIT

Njihuni me varietetet kryesore autoktone të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri.

Lexo më shumë