Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Midis formave të nenexhikut, tek ne dhe në vendet e pellgut të Mesdheut, më i përhapur është nenexhiku aromatik (Menta piperita L. ). Takohet në gjendje natyrale dhe i kultivuar në zonat e ulëta e me lagështi. Gjethet e tij vilen duar-duar kur kanë arritur madhësinë dhe pjekurinë karakteristike. Gjethet mund të përdoren të freskëta ose të thara e të coptuara si erëza në gjellë të ndryshme, por mund të përdoren edhe në formë sallate. Kjo është forma më e përshtatshme për kultivim në fushë të hapur. Rendimenti mund të arrijë 10-15 kv/dyn.
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË NENEXHIK, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI TË TIJ:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Nenexhikut?
Nenexhiku mund të mbillet:
Cilët afate mbjelljeje rekomandohen në fushë?
Nenexhiku mund të mbillet:
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Mbjellja në fushë, bëhet në rreshta me largësi 30-45 cm dhe midis bimëve 25-30 cm, me dendësi 7-10 bimë/m². Kur mbjellja bëhet me farë, 8-10 ditë, pas mbirjes bëhet rrallimi i tyre. Farërat e lëpjetës mbijnë pas 7-12 ditë, duke marrë masa që vendi i mbjellë të mbahet i butë e i freskët, deri në mbirje të plotë. Thellësia e mbjelljes 3-5 cm. Sasia e farës së nevojshme është 1-1.5 gr/m². Më shpesh praktikohet mbjellja me rizoma.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për nenexhikun në fushë?
Shërbimet agroteknike më të rëndësishme për nenexhikun janë:
Luftimi i barërave të këqija mund të kryhet me shkulje me dorë (në sipërfaqe të vogla) ose me prashitje duke filluar dy tre javë pas mbirjes së farës. Ngastra mund të shfrytëzohet për 3-5 vjet, prandaj ka rëndësi kryerja në kohë e cilësi e shërbimeve në veçanti e ujitjeve, plehërimeve dhe e prerjes së kërcejve lulorë.
Parandalimi dhe luftimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve.
Bimët e nenexhikut janë qëndrueshme ndaj sëmundjeve e dëmtuesve, por preken pak kryesisht nga ndryshku, si dhe dëmtuesit si afidet. Menaxhimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve tek nenexhiku ka të bëjë shumë me zbatimin e masave agroteknike si:
Për sa i përket luftës kimike duhet të bëhet me kujdes dhe të ngelet si masa e fundit në rradhë. Kundra mykut përdoren preparate me bazë bakri. Afidet luftohen me insekticide me veprim kontakti ose sistemik.
VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË NENEXHIKUT
Vjelja e nenexhikut kryhet në një hark kohor mjaft të gjerë, në varësi të karakteristiave të kultivarëve, periudhës dhe mjedisit të kultivimit. Vjelja e gjetheve fillon rreth 40-50 ditë pas mbjelljes. Ajo bëhet duar-duar, duke i këputur me dorë gjethet, kur ato kanë arritur pjekurinë. Një bimë nenexhiku mund të formojë 30-40 gjethe. Në varësi të pjellorisë së tokës, periudhës së kultivimit dhe gjendjes së bimëve, gjatë periudhës bimore mund të kryhen 5-7 duar vjelje. Pas vjeljes gjethet lidhen në tufa me 10-15 copë dhe dërgohen në treg.
Nenexhiku i vjelë mund të ruhet i freskët për 3-5 ditë në mjedise me temperaturë 3-5°C dhe lagështi ajrore 90%. Prodhimi, në varësi të kultivarëve të përdorur dhe periudhës së kultivimit, mund të shkojë 1,2-1,5 kg/m² në vitin e parë dhe 1.5-3.0 kg/m² në vitet e tjera.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Në prodhimtarinë organike, vetëm masat agroteknike, mekanike dhe biologjike lejohen të zbatohen në mbrojtjen nga sëmundjet, barërat e këqija dhe dëmtuesit.
Lexo më shumëBimët e Physalis janë shumë më pak të prekura nga sëmundjet dhe dëmtuesit sesa domatet apo bimët e tjera të familjes solanaceae, megjithatë edhe kjo kulturë preket nga sëmundje e dëmtues si Alternaria, mozaiku ndonjëherë prek edhe Physalis rezistente.
Lexo më shumëMetodat që përdoren për kontrolline nematodës gungore janë ato:
Lexo më shumëAvantazhet e diellëzimit:
Lexo më shumë